Një favor i madh!

Emri i asaj periudhe është injorancë, por jo një injorancë si antonim i dijes. Ajo ishte një injorancë sinonim i mohimit, herezisë dhe blasfemisë që janë antonime dhe antagonistë të besimit. Ardhja e profetit Muhammed (a.s.) është për çdo njeri favori më i madh dhe mirësia më e gjerë e Zotit.

Që kjo është kështu, na e thotë vetë Zoti ynë. “Allahu u ka bërë një favor të madh besimtarëve duke u dërguar nga mesi i tyre një pejgamber që tu lexojë argumentet e Tij, t’i pastrojë nga të këqijat, nga mëkatet dhe t’ua mësojë librin dhe urtësitë.” (Kur’an,  Ali imran 164.)

Vini re bujarinë, ndihmën dhe favorin e Allahut që u dërgon njerëzve për profet njërin nga mesi i tyre, nga origjina e tyre, i cili ndan me ta të njëjtat ndjenja e mendime, i cili është udhëzues e prijës i tyre në rrugën që shkon te e vërteta. I cili mund të dalë në krye të tyre nëse është nevoja për imam, mund të hpië në minber nëse është nevoja për hatib, mund të vejë vulën e të presë monedha nëse është nevoja për një drejtues shteti dhe mund ti komandojë ata në mënyrën më të përkyer sesa komandantët ushtarakë më të shkëlqyer, nëse është nevoja për ti komanduar.

Profeti Muhammed (a.s.) e kishte të përcaktuar qartë rrugën e tij, ai do të kalonte nëpër brezin e artë që përcohej nga hz. Ibrahimi te hz. Ismaili dhe pastaj nga Abdulmutalibi te Abdullahu, dhe zemrat prisnin dritën që do të vinte përmes këtij drejtimi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: