Një e vërtetë e hidhur

“Çdo fëmijë që lind, lind me natyrë islame, pastaj prindërit e bëjnë atë krishter, çifut ose zoroastrian.”

Po, çdo fëmijë që lind, lind me një natyrë të pastër e të për­shtatshme për t’u bërë gjithçka, pastaj ju dorëzohet prindërve për t’i zhvilluar dhuntitë dhe aftësitë. Kështu, fëmijët, në përputhje me atë ç’ja­në prindërit e tij, bëhen ose krishterë, ose çifutë, ose adhu­rues të zjarrit, zo­roastrianë.

Në mënyrë të veçantë në ditët tona, meqë prindërit janë kredhur me gjithçka në punët e kësaj bote, duket se i kanë braktisur fëmijët  plo­tësisht. Madje është e pamundur të tregohet një shekull tje­tër kur fëmijët të jenë lënë pas dore sa në këtë shekull.

I Dërguari i Alla­hut (s.a.s.) jep një ferman me këto fjalë: “Në Kohën e Fund­me, mjerë për fëmijët për shkak të baballarëve!” Sahabet e pyesin të habitur:

– U goditën për shkak të baballarëve politeistë dhe hu­mbën?
– Jo, baballarët besimtarë i vranë ata!
– Si ndodhi, o i Dërguari i Allahut?
– Baballarët s’ua mësuan atyre shtyllat e fesë!

Këtë hadith, porosi profetike, mund ta shtjellojmë shkur­ti­misht kështu:

Shtyllat e fesë u braktisën për këtë botë të vogël. Ata që e patën për detyrë, e nënvleftësuan krejtësisht edukimin fetar du­ke i përqëndruar të gjitha përpjekjet vetëm për jetën ma­teriale. Ata e lanë mënjanë jetën ndjesore e shpirtërore për interesa të një bote të vogël. Nuk i dhanë rëndësi mësimit të njohurive fetare duke menduar se këndimi i Kur’anit, mësimi dhe njohja e frymës së tij, mësimi dhe praktikimi i fesë na marrin kohë.

Kuptimi i hadithit të mësipërm paraqet një përputhje të plotë me këtë ajet:

“Jo, jo, ju e pëlqeni shumë atë që e ka shpërblimin dhe kë­naqësinë të çastit, kurse ahiretin (përfundimin e kësaj) e nën­vleftësoni!” (Kur’ani, Kijame, 75/25)

I Dërguari i Allahut e vazhdon fjalën e tij kështu: “Unë s’kam të bëj me ta, as ata mos paçin të bëjnë me mua!”

Me fjalë të tjera, ai do të thotë: “Unë s’kam të bëj me ata pri­ndër që e lënë pas dore fëmijën, që i mbyllin sytë para hu­mbjes së fëmijës, për më tepër, që nuk dridhen përballë shka­tërrimit të një brezi; edhe ata mos paçin të bëjnë me mua!”

© URTËSI.AL

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: