“Na mjafton Allahu, ai është mbrojtësi më i mirë”

Nga frytet më të mëdha të imanit dhe nga cilësitë më të mira të besimtarit është kur ai ҫështjen ia beson Allahut (xh.sh.), mbështetet tek Ai, është i bindur në premtimet e Tij, i kënaqur me atë që i është ndarë nga rizku. Kur besimtari mbështetet t
Zoti i tij duhet të jetë i bindur se ndihma, furnizimi, shpëtimi do t’i vijnë që në këtë botë, pa ndërprerje. Kur Ibrahimin (a.s.) e hodhën në flakën e zjarrit, ai shpëtoi e
tha: “Na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mire”, e Allahu (xh.sh.) zjarrin djegës e shndërroi në ftohtësi dhe e bëri shpëtim për Ibrahimin (a.s.).

Po ashtu kur Muhammedin (s.a.v.s.) së bashku me shokët e ndershëm të tij e kërcënuan ushtritë e jobesimtarëve dhe ҫetat e idhujtarëve, ata deklaruan: “Na mjafton Allahu, Ai është mbrojtësi më i mirë. Dhe ata pa i gjetur kurrfarë e keqe fituan begati e mirësi të mëdha nga Allahu, dhe arritën edhe kënaqësitë e Tij. Allahu është dhurues i madh”. ( Kur’an 3:174).

Me të vërtetë, njeriu me aftësitë që posedon, sado të dalluara e të larta të jenë, nuk do të kishte mundur kurre që të përballojë ngjarjet e jetës e t’i kalojë ato pa ndihmen e Atij qe e krijoi në mënyrën më të përsosur, ngase është krijesë e dobet dhe fuqia e tij është e kufizuar në ҫdo hapësirë vendi a kohe. Mirëpo me mbështetjen e tij tek i Fuqishmi dhe besimi e bindja në Allahun (xh.sh.) e bën atë t’i tejkalojë të gjitha vështiresite me nje fuqi e vrull, që sikur të ishin tubuar të gjithë njerëzit dhe xhinnët nuk do të kishin mundur t’i ofrojnë ndihmë as sa nje grimcë në krahasim me atë të Allahut (xh.sh.).

Postime të ngashme

%d bloggers like this: