Mrekullia shkencore e Kuranit, ndarja tokës dhe e qiejve nga njëri-tjetri

Mrekullitë Shkencore të Kuranit – 3
Ndarja tokës dhe e qiejve nga njëri-tjetri

“Zanafilla e universit” ka qenë gjithmonë një nga temat që ka ngjallur kuriozet dhe më të diskutuara nga shkencëtarët.

Shumë teori janë paraqitur mbi këtë temë gjatë gjithë historisë. Me kalimin e kohës dhe përparimin e shkencës, çdo teori është rrëzuar duke zërë vendin në librin e besëtytnive.

Teoria për të cilën është rënë dakord dhe është pranuar gjerësisht sot, është Teoria e Big Bengut (Shpërthimi i Madh). Big Beng është një model kozmologjik që pretendon se universi u krijua 13,7 miliardë vjet më parë nga një pikë me dendësi shumë të madhe dhe jashtëzakonisht  e nxehtë.

Ajo u paraqit për herë të parë në vitin 1920 nga kozmologu dhe matematicieni rus Alexander Friedmann dhe fizikani belg, Georges Lemaitre. Kjo teori, e cila supozon se universi ka një fillim, u pranua gjerësisht nga shkencëtarët e sidomos nga fizikanët, pasi mbështetet nga prova të ndryshme.

Sipas modelit Big Beng, universi në fazën e tij fillestare para se të zgjerohej ishte në gjendje shumë të fortë dhe të nxehtë. Kjo do të thotë se gjithësia e gjitha ishte një e tërë. Më vonë, me një shpërthim të madh të quajtur Big Beng ajo u nda në copa duke marrë formën e saj aktuale.

Këtë informacion, të cilin shkencëtarët ishin në gjendje ta përvetësonin vetëm në shekullin e 19-të, Kurani na e paraqet para më shumë se 1,400 vitesh.

Në ajetin 30-të të sures Enbija citohet: “A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë (e bashkuar)? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!”

Fjala e përkthyer si “një e tërë (e bashkuar)” në ajet është fjala arabe “ratk”. Do të thotë i shkrirë, ndërthurur me njëri-tjetrin, i pandashëm. Kjo fjalë në arabisht përdoret për të përshkruar dy substanca që formojnë një tërësi.

Folja “fatk” e përdorur në ajet do të thotë të ndahesh. Në arabisht, kjo folje përdoret në kuptimin e ndarjes së diçkaje që është ngjitur dhe daljen duke thyer diçka. Për shembull, kjo folje në arabisht përdoret kur një farë mbin dhe del nga toka.

Tani, le të kthehemi te ajeti: Në ajet, përmendet një situatë në të cilën dy gjëra janë bashkuar (ratk). Pastaj, ato ndahen (fatk). Me fjalë të tjera, njëra prej tyre del duke çarë tjetrën.

Në të vërtetë, kur shqyrtojmë momentin e parë të Shpërthimit të Madh, ne shohim se e gjithë materia e universit ishte e përqendruar në një substancë të vetme. E thënë ndryshe, gjithçka, madje edhe qielli dhe toka që nuk ishin krijuar ende, ishin në të njëjtën substancë, të ndërthurura (ratk) dhe të pandashme. Pra, siç thuhet edhe në ajet, ata ishin në një gjendje të ndërthurur me njëri-tjetrin. Më vonë kjo substancë u bë copëza përmes një Shpërthimi të Madh. Kjo është ndodhia, që Kurani e përcakton “si fatk” para më shumë se 1,400 viteve.

Kurani na informon për Teorinë e Big Bengut para më shumë se 1,400 viteve, e cila u zbulua në shekullin e kaluar.

Kushdo që mendon në mënyrë të paanshme dhe të drejtë do ta pranojë këtë: Një qenie njerëzore që nuk dinte të lexonte dhe të shkruante nuk mund të zbulonte këtë fakt 1,400 vjet më parë. A mundet që një qenie njerëzore të ketë pasur njohuri para më shumë se 1,400 viteve rreth një çeshtjeje që shkencëtarët e zbuluan vetëm para 100 vitesh?

Duke qenë se është e pamundur, mbetet vetëm një alternativë: Libri që informon të vërtetën është libri i Allahut që mbledh të gjitha botët në një substancë të vetme dhe më pas krijoi tokën, qiellin dhe gjithçka gjendet në të me një Shpërthim të Madh. Po, Kurani është libri dhe fjala e Allahut të përjetshëm.

Përgatiti: Indrit Isufi
© URTESI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: