Metodologjia e Ebu Hanifes në nxjerrjen e dispozitave

Metodologjinë shkencore të nxjerrjes së dispozitave të sheriatit islam, e përcakton dhe e sqaron vetë Ebu Hanifja, kur thotë:

Unë veproj sipas Librit të Allahut, e nëse problemin nuk e gjej aty, veproj sipas Synetit të Pejgamberit a.s., e nëse edhe aty nuk gjej zgjidhje, atëherë veproj me fjalët e sahabeve duke e marrë fjalën e njërit dhe duke e lënë  fjalën e tjetrit, por nuk largohem prej fjalëve të tyre që të marrë fjalët e të tjerëve, kurse sa i përket tabiinëve, ata nuk më obligojnë me asgjë, ata janë burra edhe ne jemi burra, pra unë bëj ixhtihad ashtu siç kanë bërë ixhtihad edhe ata.”

Kjo argumenton se burimet e sheriatit islam sipas metodologjisë së Ebu Hanifes janë: Kur’ani, Syneti, Ixhmai, që nënkupton se Kijasin, Istihsanin dhe Urfin, si burime të sheriatit islam, i përdorte vetëm në raste kur nuk gjente zgjidhje për ndonjë çështje në burimet e mëparshme. Ky fakt hedh poshtë pretendimin e atyre që akuzuan Ebu Hanifen se ka përdorur ixhtihadin duke lënë mënjanë Synetin e Pejgamberit a.s. Prandaj  për këtë çështje është e kotë të flitet më shumë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: