Mendjemadhësia, një ves shkatërrues

Allahu (xh.sh) thotë në Kuran: “Dhe mos ec nëpër tokë me mburrje, sepse ti as nuk mund ta çash tokën, e as nuk mund të arrish lartësinë e maleve. E keqja e të gjitha këtyre është e urryer te Zoti yt”. (El-Isra, 37-38)

Llukmani i urtë e këshillonte të birin: “Dhe mos e shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se Allahu nuk e do asnjë mendjemadh që lavdërohet shumë. Të jesh i matur në ecjen tënde dhe ule zërin, sepse zëri më i urryer tek Allahu është ai i gomarit”.

Një nga shokët e Profetit a.s tregon: “E kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut duke thënë: “A doni t’ju them se kush është nga banorët e Xhehenemit? Çdo mendjemadh i vrazhdë, çdo mburravec që shet mend.”

Në një hadith tjetër, ai shprehet: “Njerëzit që urrej më tepër dhe që do të jenë më larg meje Ditën e Gjykimit, janë ata që me vetëkënaqësi pispillosen në të folurin e vet”.

Kurse Imam Gazaliu ka thënë se mburrja dhe madhështimi i vetvetes janë rruga drejt idhujtarisë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: