Mbrojtja e Kuranit
Sikurse u shpjegua edhe më lart, kundërshtimi i asaj që Kurani është shpallja e drejtë, është e vështirë sikurse mohimi i diellit në mes të ditës. Armiqtë e fesë duke mos gjetur ndonjë provë të saktë në këtë temë, për të shtyrë besimtarët në dyshim, mundohen të thonë që ruajtja e Kuranit nuk mund të jetë bërë e plotë. Do të shpjegojmë se ky pretendim është një e folur përçart për shkak të mosgjetjes së rrugëdaljes, është pafuqishmëria përballë Kuranit.
Para së gjithash, do të theksojmë se tjetërsimi që kanë pasur librat hyjnorë si Teurati dhe Ungjilli, nuk është i vlefshëm për Kuranin. Pastaj këto dy libra, kanë filluar të shkruhen shumë kohë pasi janë transmetuar. Përveç kësaj, duke u shkruar nga shumë persona dhe në periudha të caktuara të historisë, janë ndryshuar duke u marrë nëpër dorë. Veçanërisht, ata që i kanë shkruar nuk janë dëshmitarët realë. Në rastin e Kuranit çështja është krejtësisht e ndryshme. Gjatë transmetimit hyjnor, si Profeti ashtu edhe besimtarët pranë tij, mësonin përmendësh përmbajtjen; njëkohësisht edhe shënuesit e transmetimeve i regjistronin ato me shkrim. Për rrjedhojë, që në fillim të punës bëhet fjalë për këta dy elementë mjaft të saktë, që Teurati dhe Ungjilli nuk i zotëronin.
Përsëri, veçanërisht si rezultat i prekjes nga dora e njeriut, Ungjilli u nda në katër pjesë të mëdha të pranuara nga kristianët me emrat: Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, të cilat që në fillim u bënë transmetime të ndryshme nga një burim i vetëm. Ja, pra, Kurani, këtë të vërtetë si çështje të mirëfilltë e shpreh: “A s’e mendojnë Kuranin? Po të kishte qenë nga një tjetër, përveç Zotit, në të do të gjenit shumë kundërshtime” (Nisa 4/82). Me anë të këtij sqarimi, Kurani shpreh se ndërhyrjet e njerëzve ndaj tij janë të pamundshme dhe po të mos kishte qenë e tillë, nënvizon se do të duhej të gjendeshin shumë shkrime të Kuranit.
Sipas dëshmive të mirëpranueshme nga të gjitha burimet, një pjesë sapo të transmetohej, Profeti (s.a.s.) thërriste një nga sahabët e tij dhe i diktonte atë duke i treguar vendin dhe përmbajtjen… Burimet sqarojnë në mënyrë të qartë edhe faktin që Profeti Muhamed (s.a.s.) i kërkonte shkruesit që t’ia lexonte pjesën e shkruar me qëllim që të korrigjonte pjesën nëse shkruesi mund të kishte bërë ndonjë gabim. Një tregim i mirënjohur tregon se çdo vit në muajin e Ramazanit, Profeti, përpara Xhebrailit, lexonte të gjitha ajetet Kuranore që i ishin transmetuar deri në atë kohë dhe në vitin që do të ndërronte jetë, në muajin e Ramazanit, Xhebraili e bëri ta lexonte dy herë. Në këtë përballje të fundit të Profetit gjendeshin të pranishëm edhe shkruesit e Kuranit.
Profeti Muhamedi (s.a.s) duke mos u mjaftuar edhe me këtë u këshillonte besimtarëve që të mësonin përmendësh Kuranin (në kohën e vdekjes së Profetit tone 3000 vetë e dinin Kuranin përmendësh). Veçanërisht duke u lexuar gjatë çdo falje të namazit, Kurani bëhej i paharrueshëm. Pastaj kishte edhe shumë sahabe që gjatë namazit të natës e lexonin Kuranin fund e krye. Sikurse shihet, probabiliteti i ekzistencës së ndonjë gabimi gjatë mësimit të tij përmendësh dhe hedhjen e Kuranit në shkrim është i pamundur.