Mbajeni mesxhidin hapur në shtëpitë tuaja!

Mbajeni mesxhidin hapur në shtëpitë tuaja!

Gjatë këtyre ditëve të vështira le të përpiqemi të ringjallëm sunnetin e humbur, për t’i bërë shtëpitë tona vende të adhurimit të vazhdueshëm.

Nëse nuk mund të mblidhemi si ditë më parë në shtëpitë e bekuara të Zotit, le t’i sjellim ato në shtëpitë tona dhe ta mbajmë atë dritë të ndezur.

Nëna e besimtarëve Aishja (r.a) ka thënë: “Profeti i Zotit na porositi që një hapësirë ​​në shtëpitë tona ta linim vetëm për adhurim (si një mesxhid). Aty duhet t’i kushtoheshim Zotit. Ai tha se duhet ta pastrojmë atë hapësirë, ta parfumosim dhe të falemi në të “.

Profeti (a.s) ka thënë: “Falni namaz (nafile) në shtëpitë tuaja dhe mos i ktheni shtëpitë tuaja në varre (pa jetë).”

Zoti i Lartësuar i shpalli Musait kur Faraoni urdhëroi që të mbyllen të gjithë tempujt:

“Ne i shpallëm Musait dhe vëllait të tij: Ndërtoni shtëpi për popullin tuaj në Egjipt. Shndërrojini ato në faltore dhe falni namazin! Dhe sillu lajmin e mirë besimtarëve!” (Junus, 10/87)

Çfarë të bëjmë tani

Të dashur vëllezër dhe motra, të qëndroni në shtëpi nuk do të thotë se është koha për t’u mbytur në televizor. Qëndrimi në shtëpi nuk do të thotë ta zhytësh veten në vetëkënaqësi, të besosh se tani je i sigurt nga çdo dëm. Kur shtëpitë e Zotit mbyllen, është koha që besimtari të zgjohet dhe të shtojë vigjilencën! Çohuni në këmbë dhe luani rolin që xhamitë kanë luajtur, duke mbajtur atë flakë shpirtërore të jetë e ndezur.

Tani, secila shtëpi e jona duhet të bëhet vendi ku vijnë engjëjt. Pasi shtëpitë e Zotit nuk gëlojnë më me falënderimet e Tij. Ku do të vijnë engjëjt për të përhapur krahët e tyre në paqe drejt njerëzimit, duke ndarë mesazhet e tyre të shpresës me zemra, tani që shtëpitë e Zotit janë mbyllur? Shtëpitë tona duhet të bëhen magnet për engjëjt, ose Toka do të bëhet në gjendje shumë më të keqe saqë çdo virus mund ta rrënojë.

Është krizë, jo një pushim

Ju lutemi, mos e humbni kohën tuaj në këto ditë të ardhshme. Mos shpenzoni orë duke lundruar në telefonin tuaj.
Mos e merrni këtë kohë si pushim, duke kërkuar shpërqendrim dhe thjesht gjëra “argëtuese” për të mbushur kohën e familjes tuaj – nuk është një festë, jemi në ditët e shenjta të muajit Rexheb.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: