Mbaje fjalën e dhënë!

Abdullah b. Mubarek merr pjesë në një luftë. Lufta ishte shumë e ashpër, sepse përballë i del një armik shumë i fuqishëm. Dyluftimi i ashpër zgjati aq shumë saqë koha e namazit ishte futur dhe për pak dilte. Ibn Mubarek i thotë armikut të tij: “Ne kemi luftuar për kaq shumë kohë, nuk kemi qenë në gjendje të mundim njëri-tjetrin, koha ime e faljes ka hyrë dhe po kalon. Më lejoni të fal namazin,e pastaj le të vazhdojmë përplasjen. Armiku i tij e pranon këtë sugjerim dhe Ibn Mubarekut duke e pritur.  Sapo mbaroi faljen e namazit Abdullah ibn Mubarek shkon për të nisur betejën, por armiku i thotë; Ti e kreve adhurimin tënd, por duhet të kryej adhurimin tim ndaj zotave të mi, prandaj më lejo të kryej adhurimin tim. Abdullah ibn Mubarek pranon dhe kështu armiku nis të bëjë adhurimet e tij duke nxjerrë një statujë të cilën e kishte futur në kraharorin e tij dhe fillon t’i lutet asaj. Abdullah ibn Mubareku mendoi se ky ishte çasti më i përshtatshëm për ta vrarë armikun e tij. Ai ngrihet dhe niset për ta goditur me shpatë armikun e tij, por në ato çaste dëgjon një zë i cili i thotë: “Qëndroi fjalës së dhënë, sepse nuk ka dyshim që do të japësh llogari për fjalën e dhënë.” Ai fillon të qajë kur dëgjon këtë zë, kur armiku ngre kokën sheh Ibn Mubarekun  duke qarë me shpatën mbi kokën e tij dhe e pyet;

– Çfarë po bën? çfarë të ndodhi ty?

Ibn Mubareku tha:

– Më qortuan për shkakun tënd!

Armiku i emocionuar shumë thotë:

– Nuk është  akt i drejtë rebelimi kundrejtë  një Zoti të tillë që qorton mikun e tij për shkak të armikut, pas kësaj ai e la betejën dhe u bë mysliman duke kaluar në anën e besimtarëve.

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme