Mali që vajtonte

Teksa Isai (a.s) po udhëtonte, arrin në një fshat. Dëgjon që nga mali që ishte pranë fshatit vinte një zë vajtimi dhe pyet fshatarët;
– Ç’janë këto të qara që vijnë prej këtij mali?
– O Isa, mesa mbajmë mend ne, ky mal gjithmonë ka qarë dhe vajtuar. – i thanë fshatarët.
Pas përgjigjes së fshatarëve Isai (a.s) i lutet kështu Zotit; “O Zoti im! Jepi leje këtij mali të flasë me mua. Zoti ja pranon lutjen Isait (a.s) dhe mali fillon të flasë me të duke i thënë;
– O Isa, ç’do prej meje?
– Më trego pse qan, pse vajton? – e pyet Isai (a.s).
– Më parë njerëzit, me gurët që nxirrnin prej meje bënin statuja dhe i adhuronin ato si ‘zota’. Prandaj frikësohem se mos Allahu më fut në xhehenem. Sepse kam dëgjuar Allahun të thotë; “Frikësohuni zjarrit të xhehenemit, lënda e të cilit janë njerëzit dhe gurët.”
Pas kësaj, Allahu i shpall Isait (a.s) duke i thënë; “Thuaj atij mali të mos vajtojë më, sepse Unë nuk do ta fus në xhehenem.”

Përktheu: Marius Tafani

Postime të ngashme

%d bloggers like this: