Lutje në kohën e iftarit
Janë disa njerëz, lutjet e të cilëve marrin përgjigje, lutjet u plotësohen, ata nuk kthehen duarbosh. Ja pra, njëri nga këta është personi i agjëruar i cili në kohën e iftarit i hap duart drejt Zotit dhe i lutet.
Profeti ynë paqja qoftë mbi Të ka thënë: “Janë tre vetë, lutjet e të cilëve nuk kthehen prapë: lutja e agjëruesit në kohën e iftarit, lutja e imamit të drejtë dhe lutja e viktimës!”
Lutja që bënte Profeti paqja qoftë mbi Të në iftar ishte kështu:
“Allahu im, për pëlqimin tënd agjërova, me atë që më dhe Ti, çela. Etja shkoi, damarët u njomën. Inshaallah edhe shpërblimi dhe mirësia m’u caktuan!”