Lotët e pendimit

Ekziston një thënie: “Pendohu me zjarr në zemër dhe lot në sy, sepse lulet çelin aty ku ka ujë dhe diell”, ndërsa në një hadith kudsi thuhet, se kur njeriu pendohet për mëkatet që ka bërë dhe qan nga frika e Zotit, Allahu u thotë engjëjve: “O engjëj! Cili është çmimi i lotit të robit Tim?”

Engjëjt i thonë: “Do t’ia pranosh veprat e mira.”

Allahu u thotë: “Loti i robit Tim është më i shtrenjtë se kaq.”

Engjëjt i thonë: “Do t’ia fshish të këqijat.”

Allahu u thotë sërish: “Loti i robit Tim është më i shtrenjtë se kaq.”

Engjëjt i thonë: “Do ta fusësh në Xhenet.”

Allahu u thotë: “Ata sy do t’i lejoj të shohin bukurinë e madhështisë Sime.”

Gjithashtu në një transmetim thuhet, se një nga shtatë kategoritë e personave që do të jenë nën hijen e arshit të Allahut (xh.sh), është ai person që qan kur e kujton Allahun (xh.sh) në vetmi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: