Kur’ani dhe shkenca: Qymyrguri

Dhe Allahu i Cili nxjerr kullotën (lëndinat, bimët dhe pemët e ndryshme në pyje). Pastaj e bën atë kërcell të zi.” (A’la/4-5). D.m.th. e solli në gjendje plehu dhe qymyri, me qëllim që detyra e tyre kryesore të jetë aftësia për të ndezur. “Guthâ” ka kuptimin e gjërave të mbledhura nga uji i rrjedhshëm që ka marrë përpara barërat, mbeturinat dhe i lë në cep të ndonjë përroi. “Ehva” merr kuptimin e errët, jeshile, e ngjyrave të mbyllura. Në Gjeologji dhe në Industrinë e Mineraleve flitet për mënyrën e formimit të karbonit të qymyrit gjatë djegieve të lëndëve.

Komentuesi i shquar i Kuranit, Hamdi Elmallë, i ka kushtuar plot 10 faqe shtjellimit të kësaj çështjeje.

Sipas asaj që tregon ajeti, bimët (pyjet), pas rrjedhjes së natyrshme të ngjarjeve, lihen mes shtresave të tokës, pastaj me kalimin e kohës ato male si smerald, kthehen në mineralin e qymyrit.

“Atëherë kini frikë zjarrin, lënda djegëse e të cilit janë njerëz dhe gurë.“ (Bekare/24)

Në fjalën arabisht “uelhixhare” (gurët), nuk ka më asnjë dyshim se ajo përmban një kuptim udhërrëfyes për shkencën. Në të vërtetë, aludimi këtu për gurët janë statujat dhe idhujt. “Vekud” (shkrepëse dhe lëndë të tjera djegëse që shërbejnë për të ndezur zjarrin) që do ndezë zjarrin e xhehenemit, do jenë pikërisht njerëzit dhe idhujt që adhurohen. Por, në të njëjtën shprehje, lënda djegëse, njofton për ekzistencën e gurëve zjarrndezës si qymyri. Njëherazi edhe shkencëtarët thonë se ky është qymyrguri.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: