Kur’ani dhe shkenca: Mjetet Motorrike

“Betohem për (kuajt) që vrapojnë me gulçim; duke nxjerrë xixa (me thundrat e tyre), dhe që hidhen në sulm në agim. Dhe ngrenë pluhur si re ndërkohë, dhe duke depërtuar me to në mes…” (Adijat/1-5)

Këto ajete nuk tregojnë vetëm për kalorësinë, por japin shenja edhe për mjetet motorike dhe armët e zjarrit të cilat sulmojnë me shpejtësi të lartë.

“Ai ka fuqi të dërgojë ndëshkim mbi ju nga lart ose nën këmbët tuaja, ose t’ju mbulojë me ngatërresa dhe t’ju bëjë që të shijoni urrejtje e dhunë nga njëri-tjetri”. (En’am/65)

Dënimi që vjen nga lart, rënia e rrufesë, rrebeshet me gurë, tufanet e ndryshëm; Dënimi që vjen nga poshtë si tërmeti, rrëshqitja e tokës si dhe dalja e ujit dhe zjarrit, “Ka fuqi t’ju mbulojë me ngatërresa dhe t’ju bëjë që të shijoni urrejtje e dhunë nga njëri tjetri.” Në këtë ajet ka shenja për bombardimet e avionëve, raketat, nëndetëset, shkatërrimet e minave dhe për dënime të ngjashme ose më të përparuara.

“A nuk e sheh si bëri Zoti yt me njerëzit e elefantit? A nuk bëri Ai që përbetimi i tyre të humbë e të dështojë? Dhe Ai dërgoi kundër tyre zogj tufë-tufë. Duke i qëlluar ata me gurë (baltë e pjekur e gurëzuar). E kështu i bëri ata si koçanë të ngrënë.” (Fil/1-5)

Gjendja dhe pozicioni i zogjve kundrejt armiqve tregon për avionët dhe plumbat që komandohen nga larg.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: