Kur’ani dhe shkenca: Gërmat e koduara

Disa prej sureve të Kuranit nisin me disa germa të veçanta të cilat lexohen të ndara e që quhen hurufu mukattaa. Nga shumë urtësi që bartin ato, le të citojmë disa të cilat janë kuptuar deri tani: për shembull le të marrim suren Kaf. Në këtë sure ka gjithsej 57 germa ‘Kaf’. Pas kësaj sureje vjen surja Shuara e cila për nga gjatësia është sa dyfishi i sures ‘Kaf’. Dhe në hyrje të kësaj sureje është germa “Kaf” dhe ka gjithsej 57 të tilla në tërë suren. A është kjo një rastësi? Sigurisht që jo.

Le t’i mbledhim:

57+57=114

(Sa numri i sureve të Kuranit)

Le të kujtojmë si nis e përfundon surja Kaf; “Kaf, ue’l Kuran’il mexhid…” dhe përfundon me: “Fedhekkir bi’l Kurani men jehafu ueid.” Sikur “Kaf” personifikon Kuranin, d.m.th. germa “k” simbolizon Kuranin; si numri i Kaf-eve dhe i sureve të Kuranit tregojnë 114.

Surja Rra’d nis me Elif, Lam, Mim, Ra. Nëse numërohen germat brenda kësaj sureje shohim se ata janë të renditura nga lart poshtë dhe sipas vlerave të ebxhedit:

Elif : 625

Lam : 479

Mim : 260

Ra : 137 herë.

Një ekuacion i bukur!

Germat që nis surja Bekare:

Elif : 4592

Lam : 3204

Mim : 2195 herë përsëriten.

Gërmat që nisin suren Al-i imran:

Elif : 2578

Lam : 1885

Mim : 1251 herë përsëriten.

Në suren Ankebut:

Elif : 784

Lam : 554

Mim : 344 herë.

Në suren Rrum:

Elif : 547

Lam : 396

Mim: 318 herë përsëritet.

Këto llogari janë punimet e dijetarit egjiptian me banim në Amerikë, Reshat Halife. Në librin e tij “MIRACLE OF THE QURAN” ai paraqet shumë njohuri.

Gjërat që u përmendën nuk janë rastësi. Në të vërtetë ndodhemi para ligjeve të pakontestueshme dhe germave të llogaritura. Çdo germë është vendosur me një masë (kriter): “Allahu është ai i Cili ka zbritur Kuranin me të vërtetën dhe me peshojë (masë).” (Shura 17).

Cilën peshojë? Ne gjendemi para një ekuilibri germë për germë. Mendimi se “Kuranin e shkroi Profeti dhe thotë ato çka mblodhi nga paraardhësit e tij” ka falimentuar para germave Elif, Lam, Mim, Ra të sures Rra’d. sepse kjo imtësi sapo është zbuluar. S’mund të jetë vepër e atij shekulli. Profeti (s.a.s) do merrej me përcaktimin e shprehjeve të mrekullueshme apo me llogaritë e germave? Ne e dimë se Kurani ka zbritur pjesë-pjesë në një periudhë 23 vjeçare. Përderisa shkaqet e zbritjes kanë qenë të ndryshme si do të përcaktoheshin këto ekuacione?

Libri në lidhje me numrin 19 të Dr. Reshatit është gjithashtu mjaft interesant. Le të përmendim disa:

Numri i sureve të Kuranit është 114 që është shumëfish i 19.

D.m.th. : 19 x 6 = 114.

Bismil’lahi i shkruar me germat origjinale ka 19 germa.

Fjala e parë “ism” përmendet 19 herë në Kuran.

Fjala e dytë “Allah” përmendet 2698 herë, d.m.th. 142 x 19.

Fjala e tretë “Rrahman” përmendet 57 herë, d.m.th. 3 x 19.

Fjala e katërt “Rrahim” përmendet 114 herë, d.m.th. 6 x 19.

Në Kuran dy sure nisin me germën “Kaf”: surja Kaf dhe Shura. Në suren Kaf germa “kaf” përsëritet sa trefishi i 19, pra 57 herë. Po e njëjta gjë ndodh dhe tek surja Shura megjithëse kjo është 2.5 herë më e gjatë se surja Kaf.

Gjithashtu ka një pikë ku duhet tërhequr vëmendja: Në ajetin 17 të sures Kaf thuhet: “Ue Adun ue Fir’aunu ue ihuanu Lut.” Ky ajet është ndër ajetet të cilat janë kaluar pa u menduar e studiuar mirë. Por nëse shikojmë me kujdes në Kuran, ne lexojmë gjithmonë “Kaumu Lut” (populli i Lutit). Vetëm në suren Kaf e gjejmë atë në formën “ihuanu Lut” (vëllezërit e Lutit). Nëse do përdorej në këtë sure fjala “Kaum”, atëherë numri i germave “Kaf” në këtë sure do bëhej 58, dhe nuk do ishte shumëfish i 19-ës, do të prishej kodi.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: