Kur’ani dhe shkenca: Anija e Nuhut (a.s) nuk ishte me vela

“Dhe Ne e mbartëm (Nuhun) në varkën e ndërtuar me dërrasë e gozhdë”. (Kamer/13)

“Dhe e bëmë varkën si një tregues mirësie.” (Ankebut/15)

“Dhe vërtet që Ne e kemi lënë (anijen) si tregues.” (Kamer/15)

“Dhe ndërtoje anijen para Syve Tanë dhe me Frymëzimin Tonë dhe mos m’u drejto Mua për ata që bënë padrejtësi dhe humbën. Nuk ka dyshim se ata do të mbyten. (Kështu që) Derisa atje arriti Urdhri Ynë (saqë) edhe furra derdhi (ujë si burim) atëherë Ne thamë: “Hipni në anije nga çdo lloj dy çift.” (Hud/37, 40)

Ajetet na tregojnë se kjo anije nuk ka qenë me vela por ka qenë si një vapor me oxhak dhe avull që e prodhon vetë energjinë e lëvizjes. Fraza: “Derisa atje arriti Urdhri Ynë (saqë) edhe furra derdhi (ujë si burim) atëherë Ne thamë: “Hipni në anije” kërkon vëmendje.

Termi “teennur” që përmendet në ajet ka kuptimin e një oxhaku të mbyllur dhe të një furre. Ndërsa fjala `feveran` ka kuptimin e vlimit dhe të zierjes së fuqishme. Ndërkohë ne nuk kemi dyshim se kur flitet për anijen dhe jepet urdhri për t’u nisur në kohën e vlimit të oxhakut, anija ishte në gatishmëri për tu nisur.

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: