Kurani dhe ata që i besuan
Nefsi, shejtani dhe kundërshtarët, le të thonë ç’të duan, por kundërshtimi i të vërtetave të Kuranit është sikurse të përpiqesh të mbulosh diellin me shoshë. Mos vallë njerëzit që i besuan atij qenë të paditur, nuk kishin aftësinë e të menduarit dhe të kuptuarit, apo ishin persona shumë larg shkencave e dijeve? Ja disa nga ata:
– Një nga mjeshtërit e hadithit, hafizi i madh, fenomeni i të mësuarit përmendësh Ahmed bin Hanbel, thuhet që dinte përmendësh një milion hadithe.
– Nga sahabët më të afërt të Profetit Muhamedit (s.a.s), ishte Hz. Ebu Hurejre, për të cilin qe e panevojshme ta dëgjonte një gjë dy herë, një fenomen i pashoq i të nxënurit përmendësh.
– Zejd bin Thabit, që ishte shkruesi i transmetimeve hyjnore, që kur Profeti ynë i kishte thënë: “Ti mëso pak Ibranisht!”, ai për 15 a 20 ditë mësoi Ibranishten sa të shkruante e të përkthente letra.
– Imam Shafiu thoshte: “S’më kujtohet diçka që ta kem dëgjuar dhe pastaj ta kem harruar.”
– Ibni Sina, librat e të cilit pranohen akoma në perëndim rreth mjekësisë, si babai i mendimit të botës latine të mesjetës dhe botës islame.
– Fenomeni i madh Imam Gazali, që e përdori si metodë pikënisjeje, nga dyshimi në shekuj më parë se Dekartes dhe i suksesshëm në tregimin e mendjes vëzhguese shumë më parë se Kanti.
– Shkencëtari Xhabir bin Hajan, që mund ta quajmë si themeluesi i teorisë së atomit, shkrimtari i 826 librave me tema të ndryshme, si: fetare, filozofike, astronomike, matematike, kimike e fizike.
Sikurse dihet, ata që besuan Kuranin nuk qenë të paditur.
Në mesjetë, në kohën e shfaqjes së lëvizjes së Rilindjes Evropiane që çoi në mënjanimin e fesë dhe shkencës dhe këputjen e prangave që iu vendosën ndërgjegjes dhe mendimit, bota Islame që nga Andaluzia e gjer në Buhara, posedonte qendra të dijes dhe shkencës që shtrinin ndikimin e tyre në tre kontinente. Në fakt, përngjasjet si një sistem kundër mendjes dhe dijes që duhet të dukej e përshtatshme për krishterimin e tjetërsuar, fatkeqësisht me dashje dhe sistematikisht në shekullin e njëzetë, veçanërisht nëpërmjet shtypit, u përdorën për Islamin e ngritur mbi parimet e sjella nga Kurani. Sigurisht që ka pasur dijetarë të cilët kanë kontribuar në zhvillime të mëdha shkencore dhe që s’kanë besuar Kuranin.
Por ata pa e studiuar fare Kuranin, nën ndikimin e mjedisit ku u rritën, duke mos arritur të vërtetat e Kuranit, nuk e kuptuan dhe s’mundën të lidheshin me të. Në këtë shkrim u munduam t’i përgjigjemi ateistëve evropianë dhe idhujtarëve të Azisë, që përpiqen ta tregojnë në mënyrë të qëllimshme Kuranin si një sistem jashtë kohe, që s’u përshtatet normave njerëzore, larg dijes dhe shkencës.