Kripa e tepërt nuk i bën mirë zemrës!

Një studim i bërë në Finlandë ka konfirmuar se përdorimi i tepërt i kripës paraqet rrezik për zemrën. Për të arritur në këtë përfundim, studiuesit kanë ndjekur për 15 vjet më shumë se 2400 persona, duke vlerësuar faktorët e mundshëm të rrezikut kardiovaskular dhe duke matur sasinë e kripës në bazë të përqindjes së saj në urinë. Tek personat të cilët infarktet kanë qenë më të shpeshta dhe sëmundjet e zemrës më të shumta, sasia e kripës në urinë ka qenë më e madhe.

Në praktikë kripa nuk ndihmon vetëm në rritjen e tensionit arterial, por ka një efekt negativ të drejtpërdrejtë në zemër, një rrezik që bashkëngjitet dhe atyre të sëmundjeve të tjera si hipertensioni, kolesteroli i lartë dhe mbipesha.

Prandaj kujdes nga kripa! Ajo na shton shijen e gjellës, por shton edhe rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Përdorimi i saj në sasi të pakta, do të ishte zgjidhja më e mirë.

Postime të ngashme