Kërkimi i diturisë

Islami e ka nxitur kërkimin e diturisë, madje e ka konsideruar atë obligim mbi çdo besimtar. Ky obligim është dy llojesh. I pari është ai që në Islam njihet si ‘farzi kifaje’ (obligim kolektiv), i cili kërkohet nga një grup i myslimanëve dhe jo nga gjithësecili prej tyre. Kjo do të thotë se nëse disa njerëz e përmbushin këtë obligim, atëherë bie përgjegjësia mbi pjesën e mbetur të njerëzve. Për shembull, nuk është nevoja që çdo mysliman të bëhet ekspert i diturive fetare islame, traditës profetike, apo interpretimit të Kuranit. Të gjitha këto fusha të diturisë përfshihen brenda rrethit të diturive obligative, por nëse një grup njerëzish e përmbush këtë obligim, atëherë bie përgjegjësia nga pjesa e mbetur.

Kjo është e vërtetë për të gjitha dituritë, jo vetëm ato që lidhen me fenë. Jo çdokush duhet të bëhet doktor, gjykatës, inxhinier; por një numër i mjaftueshëm njerëzish duhet t’i zotërojnë këto dituri, në mënyrë që t’i ndihmojnë shoqëritë e tyre të jenë të pavarura dhe të mos kenë nevojë t’i lypin këto ekspertiza nga të tjerët.

Lloji i dytë i diturisë është ai që quhet ‘farz ajn’ (obligim individual). Ky lloj i diturisë kërkohet nga çdo mysliman dhe përfshin njohuritë rreth Islamit dhe mësimeve të tij, dhe çdo gjë që e bën besimin të saktë, e forcon dhe e zhvillon atë më tepër.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: