Ja ndikimet e rëndësishme të gjumit në shëndet

Gjumi i keq ndikon te lumturia dhe humori i përgjithshëm i njeriut gjatë ditës më shumë se sa të ardhurat ekonomike. Njerëzit që flenë keq priren të kenë më shumë simptoma të depresionit, vetëvlerësimit të ulët dhe ankthit.

Po ashtu studimi zbuloi se orari i rregullt dhe i mjaftueshëm i gjumit është i dobishëm për shëndetin fizik pasi lufton obezitetin, ndihmon në rigjenerimin e lëkurës dhe formimin e muskujve, si dhe mban larg diabetin e migrenën.

Fjetja mirë, mjaftueshëm por jo tepër, sjell gjithashtu produktivitet në jetën personale dhe profesionale tek të rriturit, ndërsa fëmijët i ndihmon të jenë më të suksesshëm në mësime, sepse gjumi rrit përqëndrimin dhe forcon kujtesën.

Pra për një jetë të shëndetshme flini mirë, në kushte të përshtatshme dhe me orar të rregullt.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: