Gjithë qenia, përfshi edhe njeriun, gjithë krijimi është pasuri e Zotit

Sa shumë gjëra ka që njeriu e pandeh veten për pronar të tyre, pra dhe që u del për zot ndërsa, duke e vrarë mendjen fare pak, do ta kuptonte se pronari dhe i zoti i tyre është Allahu dhe, kështu, do të hiqte dorë nga kjo çështje!

Ne s’mund të jemi pronari as i kafshatës që e fusim në gojë, sepse duhet të futet në punë tërë gjithësia që të përgatitet ajo kafshatë e të na vijë në tryezë. Kjo do të thotë se ai që na e dhuron atë kafshatë, mund të jetë vetëm Individualiteti që është i aftë për ta krijuar tërë gjithësinë. Meqë Ai është i zoti i çdo gjë­je, vetëm Ai ka të drejtë të veprojë në pronën ku është zot, sepse pronari vepron si të dojë në pronën e vet dhe vetëm pro­nari mund ta administrojë pronën e vet!

Por shihni guximin dhe padrejtësinë e njeriut që i jep të drej­të rrobaqepësit ta presë e ta qepë, ta shkurtojë e ta zgjasë rro­bën që e bën sipas shtatit të njeriut që e përdor si model, kurse e quan të tepër t’ia njohë këtë të drejtë Zotit!..

Postime të ngashme

%d bloggers like this: