FJALA QË SJELL LUMTURI NË DY BOTËT, DYNJA DHE AHIRET

Lumturia është synimi i çdokujt në jetën e kësaj bote. Prandaj, jo më kot njerëzit punojnë, sakrifikojnë dhe mundohen me gjithë mundin e tyre për të arritur një jetë të lumtur.
Mësimet islame na mësojnë se lumturinë e vërtetë njeriu duhet që ta lidhë ngushtë me të dy botët, botën kalimtare në të cilën jemi dhe botën e pafundme, atë të ahiretit.
Nga prespektiva Islame, këtë lumturi njeriu mundet ta arrijë vetëm duke kuptuar qëllimin e krijimit të tij dhe arsyen e ardhjes në këtë botë. Të kuptojë që është një qënie e vlersuar prej Zotit të botëve ku është dërguar në një botë të përkohshe, kalimtare dhe herët a vonë të të largohet prej saj. Në lidhje me këtë duhet të kemi në vëmendjen tona fjalën e Allahut të Lartësuar i cili thotë:”…dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të më adhurojnë Mua”

(Dhaarijat, 56).
Prandaj, çfarëdo pune që të bëj njeriu, me anë të së cilës synon të lumturohet, duhet të dijë se fillimin dhe përfundimin e saj, duhet patjetër ta lidhë ngushtë me Zotin e Tij.
Vetëm në këtë mënyrë njeriu do të sigurojë lumturinë e vërtetë, e cila i bën dobi në dynja dhe ahiret.
Pra, kjo do të thotë se njeriu në çdo moment të jetës së tij, në çdo punë që vepron, ai e bën këtë gjë me emër të Zotit (Bismilah) dhe dëshmon me të madhe fjalën që sjell lumturi në dy botët, La İlahe ilAllah. (Nuk ka zot tjetër më meritor për adhurim dhe njohje përveç Allahut)
Kjo fjalë është qëllimi i krijimit të gjithçkaje.
Për këtë fjalë janë dërguar të gjithë profetët e Zotit.
Kjo fjalë ka bërë të mundur hapjen e

xhamiave, hapjen e medresve, apo hapjen e universiteteve.
Kjo sepse është një fjalë aq e madhe, saqë e gjithë jeta e njeriut ja vlen të harxhohet në meditimin dhe hulumtim për të arritur të njohim sa më shumë Allahun e Lartësuar.
Ta kuptosh siç duhet këtë fjalë, duhet të bëhet synim kryesor i çdo njeriu, ku me anë të saj ai(njeriu) të arrijë lumturinë e vërtetë.
La ilahe illallah është çelsi për të hapur derën e Islamit, ku besimtari futet brenda saj dhe jeton jetën e tij në bazë të urdhërave të Kuranit. Pra, mbasi je futur brenda kësaj dere, tanimë të duhet që të dëshmosh jo vetëm me fjalë, por dhe me vepër këtë fjalë madhështore. Prandaj mbasi njeriu bindet në njëshmërinë e Zotit, atëherë ai këtë gjë e kthen në praktikë me namazin e tij, zekatin, agjërimin, haxhin etj.

Nëse njeriu gajtë gjithë jetës së tij do ta realizojë me sukses këtë dëshmi, ai do të sigurojë çelsin për të hapur dyert e xhennetit.
Kjo gjë na sqarohet në një thënie madhështore, ku sipas disa dijetarëve është thënie e profetit Muhammed (a.s), i cili ka thënë “ashtu siç jetoni, do të vdisni, dhe ashtu siç do të vdisni, do të ringjalleni”.
(Alijjulkârî, Mirkâtul-mefâtîh).

Pra nëse njeriu e ka dert islamin gjatë jetës së tij, atëherë të jemi të bindur se Allahu I Lartësuar do të na gjendet pranë me mëshirën e Tij të Pakufishme në momentet ku ne kemi më shumë nevojë për Të, si vdekja dhe llogaridhënia.
Ai thotë kështu në Kuranin Famëlartë:
Junus: 62
أَلَا إِنَّ أَوْلِيَاءَ اللَّهِ لَا خَوْفٌ عَلَيْهِمْ وَلَا هُمْ يَحْزَنُونَ

Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t’u frikësuar dhe as për t’u dëshpëruar.
Junus: 63
الَّذِينَ آمَنُوا وَكَانُوا يَتَّقُونَ
(Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut).
Junus: 64
لَهُمُ الْبُشْرَىٰ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۚ لَا تَبْدِيلَ لِكَلِمَاتِ اللَّهِ ۚ ذَٰلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
Ata i pret lajmi i mirë në këtë jetë dhe në tjetrën. S’ka ndryshim në fjalët e Allahut; kjo është fitorja madhështore.

Prandaj jo më kot nxënia e diturisë është cilësuar farz për besimtarin nga profeti Muhammed a.s.
Prandaj jo më kot, namazi i falur në xhami ka 27 herë më shumë vlerë se namazi i falur në shtëpi.

Prandaj jo më kot është quajtur besimtarë më I mirë ai i cili përhap i pari selamin.
Prandaj jo më kot në mexhlise ku përhapet dituria prezantojnë melaiket e Allahut.
Prandaj jo më kot ai i ri apo e re që është I/e lidhur me xhaminë, do të jetë nën hijen e Arshit të Allahut ditën e gjykimit.
Prandaj jo më kot, Allahu cakton një ëngjëll të thotë “amin edhe për ty”për lutjen që bën dikush për vëllaun e tij jo në prezencë të tij.
Prandaj jo në kot Kurani i konsideron besimtarët vëllezër.
Kjo sepse është shumë e rëndësishme që besimtari asnjëherë mos të shkëputet nga atmosfera e fjalës La ilahe illallah.
Kjo sepse islami na mëson se duhet ta kemi qëllim parësor tonin që me çdo kusht të kujdesi për këtë fjalë, që të rrënjoset në zemrat tona.
Që besimi të forcohet dhe besimtari të bëj

ç’është e mundur në jetën e tij që këtë besim ta kultivojë dhe praktikojë.
Kjo fjalë na jep forcë në besim dhe në përballimin e çdo vështirësie në jetë. Allahu i Lartësuar thotë kështu në suren Ibrahim ajeti 27:
يُثَبِّتُ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا بِالْقَوْلِ الثَّابِتِ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَفِي الْآخِرَةِ ۖ وَيُضِلُّ اللَّهُ الظَّالِمِينَ ۚ وَيَفْعَلُ اللَّهُ مَا يَشَاءُ
“Allahu i forcon besimtarët me fjalë të qëndrueshme në këtë botë dhe në botën tjetër, kurse keqbërësit i shpie në humbje; Allahu bën ç’të dojë”.

Prandaj nëse jemi prej tyre që me sinqeritet themi La ilahe illallah, të jemi të bindur në zemrat tona se kjo është një mirëse e Allahut të Lartësuar kundrejt neve dhe për këtë fakt Atij i takojnë falenderimet dhe lavdërimet sa numri i krijesave të Tij.

Allahu i Lartësuar na bëftë prej tyre që jetojnë dhe vdesin me fjalën La ilahe illallah.
Amin

Leonard Çela

 

 

Postime të ngashme

%d bloggers like this: