Farakliti

Një sentencë nga Ungjilli i Shën Joanit: “Mesihu tha: Unë po shkoj te Zoti im dhe juaji gjersa të dërgojë tek ju Faraklitin i cili do të sjellë Interpretimin”.
Fjala “Faraklit” ka kuptimin “shpirt i së vërtetës”, “ndarës i së drejtës nga e shtrembra”. Po, i Dërguari i Allahut është shpirti i së vërtetës! Sepse zemrat e vdekura vetëm me të vërtetën e sjellë prej tij kanë marrë jetë. Për t’i orientuar njerëzit e për t’i sjellë ata në rrugën e drejtë, Ai pati zhvilluar një luftë vetëmohuese dhe vetëm në sajë të një lufte të tillë qe bërë e mundur të ndahej e vërteta nga gënjeshtra, e drejta nga e shtrembra. Ja, pati ardhur një Faraklit për të cilin pati paralajmëruar Hz. Mesihu dhe Ai është përfaqësuesi i fundit i Zotit, Drita e të Dy Botëve, Hz. Muhammedi (s.a.v.)!
Në Ungjillin e Shën Joanit, kreu i 14-të, sentencat dhe 16 thuhet kështu:
“Nëse më doni, i ruani urdhrat e mia! Unë do t’i lutem Zotit dhe Ai do t’ju japë juve një tjetër ngushëllues, shpirtin e së vërtetës (Faraklitin) që të jetë me ju së bashku gjithmonë.”
Dhe tani le t’i shohim me radhë këto sentenca:
“Farakliti është Shpirti i Shenjtë që Zoti do ta dërgojë me emrin tim (domethënë si profet). Ai do t’ua mësojë të gjitha gjërat dhe do t’jua kujtojë përsëri edhe ato që unë ju pata thënë”. (Ungjilli i Shën Joanit, 14:26)
“Kur të vijë Farakliti, do të dëshmojë për mua, po ashtu edhe ju do të dëshmoni”. (Shën Joani, : 26-27)
“Unë ju them të vërtetën. Eshtë më mirë për ju që unë të shkoj. Sepse po nuk shkova unë, nuk ju vjen Farakliti. Kurse po të shkoj unë, ua dërgoj Atë”. (Shën Joani, 16:7)
“Kur të vijë Farakliti, do t’i qortojë të gjithë njerëzit për shkak të gabimeve dhe do t’i edukojë ata”. (Shën Joani, 16:8)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: