Falja e namazeve nafile

Islami i nxit besimtarët që të ndjekin rrugën e Profetit Muhamed (s.a.s). Prej veprimeve më të mira që mund të bëjë një mysliman, në mënyrë që të ndjekë hapat e të Dërguarit të tij, janë falja e namazeve nafile që ai falte.

Namazet nafile (sunnet) përfshijnë namazet jo të detyrueshme (farz), siç janë sunnetet që falen para dhe pas pesë kohëve të namazit, namazi i duhasë, teravitë dhe namazi i natës.

Këto namaze nafile plotësojnë mangësitë e besimtarit në namazet e tij të detyrueshme, forcojnë besimin, e mbajnë larg shejtanin, e afrojnë njeriun më shumë me Krijuesin dhe bëhen shkak i shumë shpërblimeve.

Profeti Muhamed (a.s) ka thënë: “Namazi (nafile) i njeriut në shtëpi ka epërsi ndaj namazit (nafile), që falet në një vend ku e shohin njerëzit, ashtu sikurse ka epërsi namazi farz nga ai që nuk është i tillë.” (Taberaniu)

Ai ka thënë sërish: “Sa herë që një mysliman i bie Zotit në sexhde, Ai do ta ngrejë atë një gradë dhe do t’i falë atij një mëkat.”

Në një hadith tjetër thuhet se, personit që i fal rregullisht namazet sunnete, do t’i ndërtohet një shtëpi në Xhennet.

Postime të ngashme