Es-Selam

Es-Selam është Ai, thelbi i të Cilit është i lirë nga të metat; cilësitë e Tij nuk kanë ndonjë gjurmë mangësie dhe veprat e Tij nuk kanë ndonjë shenjë ligësie. Prandaj nuk ka gjendje të përsosur në ekzistencë, përveç asaj që i atribuohet dhe buron prej Tij.

Sigurisht, mund të kuptohet se veprat e Zotit nuk përmbajnë asnjë grimcë ligësie, të keqe absolute që është qëllim në vetvete dhe jo të keqe (dënime, sprovime), që synojnë të bëjnë një të mirë më të madhe.

“Ai që vjen te Zoti me një zemër të pastër” është ai njeri, zemra e të cilit është e pastër nga mashtrimi, urrejtja, zilia dhe dëshira për të bërë keq, gjymtyrët e të cilit janë pa mëkate dhe gjëra të ndaluara dhe cilësitë e të cilit nuk mund të përmbysen. Kur flasim mbi rrëzimin e cilësive të tij, e kemi fjalën për mundësinë që intelekti i tij të burgoset nga pasionet dhe zemërata e tij. Ndërsa e vërteta është krejt e kundërta në fakt. Smira dhe zemërata duhet t’i nënshtrohen dhe t’i binden intelektit të tij.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: