Engjëjt shëtitës në tokë

“Allahu i Lartësuar ka një grup engjëjsh veçmas atyre që shkruajnë veprat e njeriut, të cilët shëtisin në tokë. Kur gjejnë një grup njerëzish që e përmendin Allahun i thërrasin njëri-tjetrit:

‘Ejani tek ajo që po kërkoni!’

Ata mblidhen të gjithë atje, i rrethojnë ata njerëz me flatrat e tyre, duke formuar rrathë që arrijnë deri në qiell. Mbi këtë situatë Allahu i Lartësuar u thotë:

“Në çfarë gjendje i latë robërit e Mi?”

-“Duke të falënderuar dhe duke të madhëruar Ty.”

“Vallë, a më kanë parë ata, që më falënderojnë në atë mënyrë?”

-“Jo.”

“Po nëqoftëse do të më kishin parë, çfarë do të bënin?”

-“Do të të madhëronin dhe do të të falënderonin edhe më shumë.”

“Çfarë dëshirojnë ata?”

-“Ata dëshirojnë Xhennetin.”

“Por a e kanë parë ata Xhennetin, që e duan?”

-“Jo.”

“Po nëqoftëse do ta kishin parë, çfarë do të bënin?”

-“Do ta dëshironin më shumë atë.”

“Prej çfarë gjëje më kërkojnë mbrotje robërit e Mi?”

-“Prej dënimit të zjarrit.”

“Por a e kanë parë ata zjarrin, që kërkojnë mbrojtje prej tij?”

-“Jo.”

“Po nëqoftëse do ta kishin parë, çfarë do të bënin?”

-“Do të largoheshin dhe do të frikësoheshin më shumë prej tij.”

“O engjëjt e Mi! Jeni dëshmitar që Unë i kam falur ata robër.”

-“O Zot! Midis tyre ishte edhe një person, që nuk kishte ardhur me qëllimin për të të përmendur Ty, por për të kërkuar diçka nga dikush prej tyre.”

“Ata janë një popull i tillë, kushdo që ulet me ta nuk del i humbur.”

Buhariu, Libri i lutjeve, 66; Ahmed b. Hanbeli, Musned, 2/251-252, 358-359.

Postime të ngashme