El-Besir (Gjithëpamësi)

Ai sheh dhe vrojton gjithçka dhe asgjë nuk mund t’i fshihet Atij. Shikimi i Tij nuk ka nevojë për format dhe ngjyrat e syve njerëzorë. Për njerëzit shikimi vjen nga përthithja e shenjave dhe ndryshueshmëria e ngjyrave dhe shikimi ynë është i dobët, sepse ai nuk mund t’i arrijë objektet larg atij dhe nuk mund të depërtojë tek te fshehtat. Ndërsa për Zotin kjo është një cilësi absolute, gjithëpërfshirëse.

Lidhur me shkallën e shquarjes së dukurive shpirtërore nga njeriu themi se nga njëra anë ai është i ndërgjegjshëm se Zoti e krijoi shikimin që të mund të sodisë shenjat dhe mrekullitë e mbretërisë së Tij dhe nga ana të tjetër njeriu është i vetëdijshëm se Zoti e sheh dhe di gjithçka për të; kështu, ai nuk e merr për të lehtë. Kur njeriu fshihet nga njerëzit e tjerë dhe nuk ka turp nga Zoti, thuhet se ai e ka marrë lehtë faktin që Gjithëpamësi e sheh.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: