Edukimi i shpirtit dhe zemrës

Njeriu nuk përbëhet vetëm nga pjesa fizike, se po të ishte kështu, ai nuk do të kishte asnjë dallim nga kafshët. Ai përbëhet nga trupi, ndër pjesët më kryesore të të cilit është mendja, që e dallon nga kafshët dhe prej shpirtit. Nga bashkimi dhe harmonizimi i tyre plotësohet njeriu me kuptimin e plotë të fjalës. Një nga detyrat themelore të myslimanit është kujdesi që duhet treguar për pastërtinë shpirtërore.

Pastrimi i shpirtit është fisnikëria më e lartë për njeriun. Që të pastrojë shpirtin e vet njeriu duhet patjetër që të bëhet kontrollues i vetvetes për çdo veprim që kryen. Sjellja dhe veprimet tona duhet të sjellin të mira dhe dobi, të largohemi prej çdo gjëje që sjell dëme dhe të këqija për veten dhe për të tjerët.

Allahu thotë: “Me të vërtetë ka shpëtuar ai që e pastron shpirtin dhe ka humbur ai që e ndot atë.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: