Ebu Hanifja në krye të Akademisë

Qëllimisht po e theksojmë, qysh në fillim, se të gjithë ata që kanë shprehur dëshirë të studiojnë veprimtarinë akademike të këtij imami gjigant, detyrimisht janë dorëzuar para veprës së tij. Ato që e bënë Ebu Hanifen të njohur e të vlerësuar, krahas bindjes, kapacitetit intelektual, largpamësisë, punës së palodhshme dhe sinqeritetit të tij, janë edhe dy faktorë shumë thelbësorë, që e karakterizojnë personalitetin e tij, të cilat bien në sy menjëherë: modestia dhe aftësia për të punuar në grup.

Ebu Hanifja, kur e mori rolin e mësuesit, hapin e parë që bëri, ishte ndalimi i fikhut individual. Ai ngriti një grup pune të përbërë nga dyzet persona, të cilët ishin ekspertë në fusha të ndryshme të jetës. Në grupin e tij kishte dijetarë të hadithit, tefsirit, gjuhës, poezisë, psikologjisë, sociologjisë dhe të shumë fushave të tjera. Detyra e këtij grupi ishte që nga Kur’ani dhe Hadithi të nxirrnin dispozita që t’i përmbushnin nevojat e bashkësisë islame. Me këtë veprim, Imam Ebu Hanifja arriti të ndërtojë një shkollë dinjitoze të fikhut, apo më mirë të themi një fakultet, një universitet, apo një akademi siç quhet në kohën moderne.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: