E vërteta dhe e pavërteta

“Ai e zbret shiun nga qielli, prandaj rrjedhin lumenjtë me masë dhe rrjedha mbart mbeturinat mbi sipërfaqen e ujit. Edhe zgjyra, kur e shkrijnë njerëzit në zjarr që të bëjnë stoli ose vegla, është mbeturinë, si ajo. Kështu, Allahu jep shembullin e së vërtetës dhe të së pavërtetës: Mbeturinat hidhen, ndërsa ajo që u shërben njerëzve mbetet në tokë. Kështu, Allahu i shpjegon shembujt.” (Ra’d, 17)

Mbeturinat e lumenjve dhe të rrëkeve dalin në sipërfaqe të padobishme. Ndërkohë, uji rrjedh thellë në tokë për t’u shërbyer bimëve dhe njeriut. Po kështu ndodh edhe me mbeturinat e metaleve të shtrenjta gjatë shkrirjes dhe përpunimit të tyre.

Kjo na bën të kuptojmë se edhe pse ndonjëherë e keqja mbizotëron dhe duket sikur është përhapur kudo, e drejta dhe e vërteta është e rrënjosur thellë në zemrat e njerëzve dhe të dashamirësve të saj.

E vërteta është e fuqishme, ndërkohë që e pavërteta është e dobët. Ajo që do t’u bëjë dobi njerëzve dhe krijesave në tërësi është e vërteta.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: