Dy fjalë mbi jetën e Hz. Hafsa r.a
Kush ishte Hz. Hafsa r.a?
– Hafsa, e bija e Omer Bin El-Hattabit r.a ka lindur në kohën kur kurejshët po ndërtonin Qaben, pesë vjet para profetëisë së Muhammedits.a.s.
– Nëna e saj quhej Zejneb Bint El-Madh’un.
– Ajo është motra nga nëna dhe nga babai e sahabiut të shquar Abdullah Bin Omerit r.a.
– Para se të martohej me Profetin s.a.s, Hafsa ka qenë gruaja e Hunejs Bin Hadhafe Es-Sehmit, i cili ka marrë pjesë në luftën e Bedrit dhe mori disa plagë, të cilat do të ishin shkak për vdekjen e tij të mëvonshme në Medine.
– Babai i saj dëshironte ta martonte me Ebu Bekrin r.avose me Osmanin r.a, por ata nuk pranuan. Më pas Profeti s.a.s pranoi të martohej me të.
– Profeti s.a.s e shkurorëzoi një herë e më pas e ktheu sërish me urdhër të All ahut të Madhërishëm, ku Xhibrili e njoftoi se ajo do të ishte gruaja e tij në Xhennet.
– Aisheja r.a e ka lavdëruar Hafsanë r.a duke thënë për të: “Ajo i ka ngjarë të atit”.
– Quhet “Ruajtësja e Kuranit”, pasi Kurani u la tek ajo për t’u mësuar përmendësh.
– Ndërroi jetë në vitin 54 H në Medine dhe namazin e xhenazes së saj e fali Mervan Bin El-Hakemi, i cili dha edhe shumë sadaka për të.
– Ka transmetuar nga Profeti s.a.s 60 hadithe.