Duaji të varfrit dhe përkujdesu për ta

“O Aishe, duaji të varfrit dhe afrohu me ta. Kështu Allahu do të të afrojë pranë Vetes.”

Profeti Muhamed (a.s) i udhëzon myslimanët t’i trajtojnë të varfrit me ëmbëlsi dhe t’i ndihmojnë me sadaka, zekat dhe forma të tjera. Ai thotë: “Nuk është mysliman ai që mbush barkun ndërsa fqinji i tij fle i uritur.” Ndërsa diku tjetër thotë: “A e doni Krijuesin tuaj? Atëherë, si fillim, duajini njerëzit që keni pranë.”

Profeti (a.s) nuk e ndaloi dhe as e përbuzi mbledhjen e pasurisë, por këmbënguli që ajo të sigurohet në rrugë të ligjshme, me mjete të ndershme dhe një pjesë e saj të shkojë për të varfrit.

Por, pavarësisht se ishte me të varfrit, ai nuk e inkurajonte varfërinë dhe lypjen. Në një hadith ai thotë: “Allahu është bujar me atë që e siguron jetesën me punën e tij, dhe nëse një njeri lyp për të shtuar pasurinë e tij, Allahu do t’ia pakësojë atë. Kushdo që ka ushqim të mjaftueshëm për të kaluar ditën, e ka të ndaluar të lypë.”

Njëherë, një banor i Medinës, ishte duke vdekur urie. Ai u fut në një kopsht dhe rrëmbeu disa fruta. Pronari i kopshtit e kapi dhe pasi e rrahu paq ia zhveshi rrobat. Personi i gjorë iu drejtua për mbrojtje Profetit (a.s), i cili iu drejtua pronarit të kopshtit me këto fjalë: “Ky njeri ishte në injorancë, ti duhet ta ndihmoje të shpëtonte prej saj. Ai ishte i uritur dhe ti duhet ta kishe ushqyer.” Banorit të varfër medinas iu rikthyen rrobat dhe bashkë me to pronari i kopshtit i dhuroi edhe grurë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: