Dita e pestë e Ramazanit
Ajeti i ditës
Kushdo nga ju që dëshmon këtë muaj, le të agjërojë! Sa i përket atij që është i sëmurë ose gjendet në udhëtim e sipër (le të agjërojë më vonë) aq ditë sa nuk i ka agjëruar. Allahu dëshiron që t’jua lehtësojë dhe jo që t’jua vështirësojë. Ai dëshiron që të plotësoni numrin e ditëve të agjërimit dhe që ta madhëroni Allahun (në fund të agjërimit), për shkak se ju ka drejtuar në rrugë të drejtë e që ta falënderoni Atë. (Kuran: 2;185)
Hadithi ditës
Kush agjëron një ditë në rrugë të Allahut , Allahu ia largon atij fytyrën nga zjarri sa 70 vite udhëtim. (Muslimi)
Veprat e ditës
Siguro ose përgatit pije dhe ushqime për ata që janë duke agjëruar ose për dikë që është në nevojë për ushqime. Ruaje veten nga zjarri , edhe me nje gjysëm hurme bamirësie.
Duaja ditës
Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut i cili më ka dhënë për të ngrënë pa asnjë përpjekje ose fuqi nga ana ime. Cilido që ha ushqime dhe thotë këtë dua në fund ,të gjitha mëkatet e së kaluares do ti falen. ( Tirmidhi)