Disa udhëzime për një dietë të shëndetshme

Yndyrnat janë bazë në shumë procese të organizmit dhe janë një formë e përqendruar e energjisë. Por marrja e tepruar e yndyrnave, mund të çojë në dhjamosje. Mishi, gjalpi, dhjamërat e kafshëve kanë yndyrna të patretshme, kurse yndyra e qumështit, djathit, vezëve, arrave, është me e asimilueshme nga organizmi. Yndyra e peshkut është e shëndetshme.

Fibrat luajnë një rol të rëndësishëm në një dietë të shëndetshme, ndihmojnë lëvizjen e ushqimit në aparatin tretës, ndalojnë kapsllëkun, ndihmojnë funksionimin e zorrëve (parandalojnë shqetësimet në to), apandesitit dhe mënjanimin e sëmundjeve të zemrës. Drithërat janë shumë të pasura me fibra.

Vitaminat dhe kripërat minerale e ndihmojnë trupin të ruajë një formë të mirë. Një dietë e mirë duhet të sigurojë të gjitha vitaminat dhe kripërat minerale, që janë shumë të nevojshme për organizmin; megjithëse në sasi të vogla, ato janë të pazëvendësueshme.

Vitaminat dhe kripërat minerale veprojnë së bashku. Minerale të rëndësishme për të cilat ka nevojë trupi ynë, janë sidomos: kalciumi, fosfori, magnezi, hekuri, sulfuri, sodiumi, etj.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: