Disa grimca urtësie rreth drejtësisë

Islami mëson që njeriu duhet t’i qëndrojë larg egoizmit dhe lakmisë, të cilat shpeshherë marrin nëpër këmbë edhe të drejtat e të tjerëve për të arritur një dëshirë të caktuar.

Drejtësi do të thotë që t’i japësh gjithsecilit të drejtën që i takon. Komentuesi i njohur i Kuranit, Bejdaviu, fjalën “drejtësi” e shpjegon: drejtësi në besim, në vepra, në virtyte dhe në çdo drejtim tjetër ku duhet mbajtur gjithmonë “mesi i artë”.

Drejtësia, mbi të gjitha, është virtyt mbi virtytet. Ajo është baza e stabilizimit të përhershëm në jetën e bashkësisë njerëzore. Një dijetar ka thënë: “Njeriun e bëjnë njeri katër gjëra: drejtësia, dituria, durimi dhe kursimi.” Të jesh i drejtë do të thotë të jesh i ndershëm dhe i sinqertë ndaj njerëzve dhe të drejtave të tyre.

Allahu (xh.sh) thotë në Kuran: “O besimtarë! Bëhuni zbatues të palëkundur të drejtësisë, duke dëshmuar në emër të Allahut, qoftë edhe ndaj jush ose ndaj prindërve dhe të afërmeve tuaj. Qoftë i pasur ose i varfër ai (për të cilin dëshmoni), Allahu është për ata Vlerësuesi më i drejtë. Dhe mos shkoni pas epsheve tuaja e të shtrembëroni drejtësinë! Nëse ju ngatërroni dëshminë ose i shmangeni asaj, vërtet që Allahu e di çfarë bëni ju.” (Nisa, 4/135)

Postime të ngashme

%d bloggers like this: