Disa fjalë rreth urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja

Kurani fisnik ndërmjet të tjerave na urdhëron që të kapemi fort pas së mirës dhe të luftojmë pandërprerë kundër së keqes. Kurani i thërret më të aftët, më të moralshmit, guximtarët, të arsimuarit, që të jenë shembull në veprimtaritë e tyre, në udhëzim për të mirë dhe largim nga e keqja, duke thënë: “Le të bëhet një grup prej jush, që do të thërrasë për të mirë, të udhëzoj për të mira e të ndalojë nga të shëmtuarat, në mënyrë që ata njerëz të jenë të shpëtuar”!

Asnjëherë si tani bota nuk ka pasur nevojë më të madhe për vlera shpirtërore, për këshillime të vazhdueshme në mes njerëzve, por gjithmonë duke pasur parasysh se ai që thërret për të mirë, duhet të jetë vetë i moralshëm në familje, në mjedisin ku jeton dhe më gjerë.

Pas profetëve të dërguar nga Allahu, edhe shumë dijetarë e filozofë të ndryshëm, u morën me këtë problematikë dhe iu nënshtruan keqtrajtimeve e përndjekjeve, vetëm se kërkuan që njerëzit të jenë më të mirë e t’i kuptojnë ligjet shoqërore, të cilat e çojnë shoqërinë drejt një të mire të përbashkët.

Dihet se njeriun nuk e bëjnë të lumtur vetëm të mirat materiale. Një shtet mund të ketë përgatitje cilësore, shkolla, institucione të tjera arsimore, dijetarë të rrallë, mirëpo nëse njerëzit e tij nuk janë me moral e ndjenja të pastra ndaj atdheut, dihet se gjithçka është në vijën e shkatërrimit!

Postime të ngashme

%d bloggers like this: