Dietat dhe sëmundja ishemike e zemrës

Kolesteroli është një substancë yndyrore e pranishme në gjakun e të gjithëve. Ai shkakton probleme kur si pasojë e niveleve e larta depozitohet në murin të arterieve duke i bërë ato më të ngushta. Kolesteroli gjithashtu është një përbërës i rëndësishëm i pllakave arteromatoze (depozitave në sipërfaqen e brendshme të murit të arterieve), të cilat mund të shkaktojnë ngushtim ose bllokimin e arterieve koronare (ato të cilat furnizojnë zemrën), duke çuar në dhimbje në sforcim fizik (angina pektoris). Bllokimi i arterieve koronare shkakton trombozë koronare e cila rezulton në shkatërrimin e muskujve të zemrës. Lidhja mes niveleve të larta të kolesterolit në gjak dhe sëmundjes koronare të zemrës është e padiskutueshme. Studime të shumta kanë treguar se rreziku për të vdekur nga sëmundjet koronare të zemrës është më shumë se dyfish në qoftë se një person ka një nivel të lartë të kolesterolit në gjak. Marrëdhënia mes niveleve të kolesterolit në gjak dhe sëmundjeve koronare të zemrës është ndoshta një lidhje e drejtpërdrejtë shkakësore. Vëzhgimi klasik është se kur burrat japonezë, të cilët erdhën për të jetuar në San Francisko fituan nivelet e kolesterolit të lartë të gjakut dhe filluan të kenë një incidencë në rritje të sëmundjeve koronare të zemrës në proporcione të ngjashme me ato të popullsisë vendase dhe në kontrast të thellë me nivelet e ulëta të kolesterolit dhe incidencën me të ulët të sëmundjeve të zemrës së popullsisë vendase të Japonisë. Megjithatë, mbetet mundësia që një ose disa faktorë të tjerë janë përgjegjës për të dy, nivelet e larta të kolesterolit dhe sëmundjes koronare të zemrës.

Kolesterolin e marrim pjesërisht nga dieta dhe pjesërisht nga copëtimi të substancave të tjera ushqimore brenda organizmit tonë. Burimet kryesore të kolesterolit janë yndyrnat shtazore dhe nënproduktet e qumështit. Këto përfshijnë mishin me dhjam, mëlçinë, qumështin, djathin ​​dhe gjalpin. Të gjitha këto ushqime përmbajnë një sasi të bollshme të acideve yndyrore te ngopur të cilët në trup shndërrohen në formën e kolesterolit. Përveç kësaj, vezët përmbajnë kolesterol të pastër. Kur sasia e kolesterolit dhe acideve yndyrore të ngopura në dietë është e reduktuar, niveli i kolesterolit në gjak ulet gjithashtu.Çfarë duket e mundshme është që edhe një nivel i moderuar i kolesterolit gjatë një periudhe të gjatë kohore mund të predispozojë për sëmundje koronare të zemrës. Mjekët dhe nutricionistët për këtë arsye janë duke u bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për rëndësinë e fillimit të një diete të saktë që në fëmijëri. Është e mundshme (dhe sigurisht është për të shpresuar) se, me rritjen e vetëdijes së përgjithshme për rëndësinë e niveleve të kolesterolit, do të ketë një ndryshim të zakoneve të të ngrënit në shkolla, ku mësimdhënësit të informuar mund të japin një shtysë të rëndësishme. Kjo është veçanërisht e dëshirueshme sepse zakonet e të ngrënit të të rriturve dhe preferencat e tyre janë fituar në masë të madhe gjatë fëmijërisë. Duhet të jetë një trend drejt një reduktimi të yndyrës së kafshëve dhe nënprodukteve të qumështit në dietë (edhe pse nuk do të thotë përjashtimin e tyre total, për shkak se ata ende përbëjnë një burim të rëndësishëm të përbërësve ushqyes esencial) së bashku me një rritje të ushqimeve që përmbajnë më shumë yndyra te pasaturuara ( të cilat nuk çojnë në rritjen e niveleve të kolesterolit) të tilla si mish pa dhjam dhe zëvendësimin e margarinës me yndyra të pasaturuara, në vend të gjalpit dhe përdorimin e vajit të misrit, vajit të lulediellit në gatim në vend të gatimit të yndyrës.Si myslimanë, natyrisht, duhet të jemi të përkorë dhe të përmbahemi nga ngrënia e tepërt. Shëndeti i mirë është një dhuratë e çmuar nga Zoti i Plotfuqishëm dhe secili do të mbajë përgjegjësi për mënyrën se si e trajton trupin e tij. Me fjalët e paimitueshme të Kur’anit Famëlartë: “Le të mos e hidhni veten tuaj në vetëshkatërrim”, e mbyllim fjalën tonë.

Postime të ngashme