Dashuria për Allahun (xh.sh.)

Mehabbetullah (dashuria për Allahun) është një dritë hyjnore e vendosur në zemër, bazuar në shkallën e të kuptuarit dhe vlerësimit të përsosmërisë dhe bukurisë së Allahut. Përmes kësaj dashurie, zemra e njeriut çlirohet nga pikëllimi dhe shqetësimi. Njeriu arrin gëzim dhe paqe të pastër. Shkaku më i fortë që e bën shpirtin e njeriut të arrijë virtytshmërinë është dashuria për Allahun.

Zoti i Lartësuar ka vendosur një aftësi të dashurisë së përjetshme në zemrën e njeriut. Kjo dashuri e përjetshme është vetëm për Allahun, i cili ka përsosmëri të përjetshme me qenien dhe cilësitë e Tij. Kjo do të thotë, se kjo aftësi dashurie, që i është dhënë njeriut, është vetëm për dashurinë e Allahut.

Njeriu dashuron diçka për shkak të përsosmërisë së saj, ose kënaqësisë dhe interesit që merr prej saj. Për shembull, një mysliman i do profetët, shenjtorët dhe njerëzit e virtytshëm për shkak të “përsosmërisë-pjekurisë-virtytit” në to. Ai i do ata që i japin diçka, për shkak të të mirave dhe dhuratave që merr prej tyre. Ai i do ushqimet dhe frutat që ha, për shkak të aromës së tyre. Njeriu e di me mendjen dhe ndërgjegjen e tij që të gjithë ato qenie, përsosmërinë e të cilave ai vlerëson dhe prej dhuratave të të cilëve ai është i kënaqur, të gjitha i përkasin vetëm Allahut. Ai i krijoi të gjitha. E gjithë përsosmëria, bukuria dhe favoret që shfaqen mbi to vijnë nga Ai.

Atëherë, njeriu duhet t’ia kushtojë së pari këtë dashuri të përjetshme Atij dhe më pas ai duhet të dashurojë të gjithë njerëzit e tjerë që meritojnë të dashurohen, mirësitë dhe dhuratat, për hir të Allahut.

Prandaj, ne myslimanët e duam Profetin tonë (a.s), katër halifët, familjen e Profetit dhe sahabët e tij në emër të Allahut dhe sepse “Allahu dëshiron që ne t’i duam ata”.

Ne e duam vetëm Allahun përjetësisht dhe pa asnjë kusht. Pas kësaj ne e duam Profetin tonë (a.s.). Sidoqoftë, ne e duam atë si rob dhe të dërguar të Allahut, jo si një hyjni – Zoti na ruajttë. Ne besojmë se e gjithë përsosmëria e tij buron nga Allahu jo nga vetvetja. Ne e dimë se ai është një pasqyrë e madhe për shfaqjet e emrave dhe cilësive të Zotit të Madhëruar; prandaj, ne e duam atë më shumë se shpirtrat, mallrat dhe të afërmit tanë.

Postime të ngashme