Cilat janë dëmet e ushqimit të tepërt?

Shkaku kryesor i shumë sëmundjeve, përveç aksidenteve është ushqimi i tepërt dhe helmimi nga ushqimet e tepruara.

Ushqimet e mbledhura në trup nga ngrënia e tepërt, e lodhin njeriun. Siç dihet, këto lëndë të tepërta, të pa nxjerra jashtë nga organet përkatëse (zorrët, veshkat, lëkura, hunda, mushkëritë, etj.) i japin trupit një gjendje anormale. Këto rrugë sjellin me vete sëmundje të njohura dhe të panjohura.

Tensioni i lartë, ngushtimi i enëve të gjakut, njihen me emrin sëmundje të sistemit zemër-qarkullim i gjakut-veshka. Këto sëmundje kanë si shkak kryesor ushqimin e tepërt. Ato zhvillohen në mënyrë graduale dhe e tregojnë vetveten, kur njeriu arrin në moshë mesatare dhe bëhen shkak për paraliza ose vdekje të papritura. Mijëra e mijëra njerëz vuajnë pasojat e një oreksi të tepruar.

Porta e vuajtjeve është stomaku (ushqimi i tepërt), kurse shërimi prej tyre është dieta.

Shkencëtari i njohur mysliman, Ibn Sina ka thënë: “Mos u ul në sofër, po nuk pate uri. Mos e fut në stomak atë që nuk e bluan mirë dhëmbi.”

Kushti themelor i suksesit është shëndeti. Ndërsa themeli i një shëndeti të mirë është ushqimi i pastër dhe i paktë.

Postime të ngashme