Cila është sjellja më e mirë?

“Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!” (Araf 199)

Kur zbriti ky verset kuranor, Profeti Muhamed (paqja qoftë mbi të) e pyeti Xhibrilin (engjëllin e shpalljes) rreth kuptimit të tij. Ai iu përgjigj se as ai nuk e dinte, derisa të pyeste Zotin e tij. Më pas u kthye dhe tha: “Zoti yt të urdhëron t’i mbash lidhjet me atë që i shkëput lidhjet prej teje, t’i japësh atij që nuk të jep dhe ta falësh atë që të ka bërë padrejtësi!”

Si shkak i kësaj, Imam Xhafer Sadiku do të thoshte: “Allahu e urdhëroi Profetin e tij me moralet më të larta dhe nuk ka ndonjë ajet tjetër, që i përmbledh në këtë formë moralet e larta, më mirë sesa ky ajet”.

Marrë prej Tefsirit të Imam Begaviut

Postime të ngashme