Çfarë kanë thënë shkencëtarët rreth ekzistencës së Zotit?

“Sa më tepër të shtohet dhe të zgjerohet horizonti i dijes, aq më tepër shtohet saktësia e të dhënave për ekzistencën e një Krijuesi pa fillesë. Shkencëtarët, gjeologët, matematicienët, astronomët, studiuesit e diturive të natyrës, të gjithë ata kanë bashkëpunuar për të ndërtuar të fortë kalanë e shkencës, e cila është madhështia e një Zoti të pashoq.” (Hershell)

“Ai që shikon një pikë ujë, e di se ajo është e formuar nga oksigjeni dhe hidrogjeni në një përpjesëtim të caktuar, i cili po qe se ndryshon, nuk do të kemi më ujë. Ai beson në madhështinë e Zotit dhe në fuqinë e Tij.” (Spenser)

“Shumë njerëz të mençur, me qëllim të mirë kujtojnë se nuk mund të besojnë ekzistencën e Zotit, përderisa nuk e shohin Atë me sy. Njeriu besimtar që ka dashuri ndaj shkencës, as që duhet të kërkojë ta përfytyrojë Zotin, sepse ashtu sikurse dijetarëve të shkencave natyrore nuk u duhet përfytyrimi i rrymës elektrike, nuk u duhet as edhe përfytyrimi i Zotit. Përfytyrimi i të dyjave është një gjë e mangët; rryma elektrike nuk përfytyrohet me gjithë faktin se shenjat e saj janë më të qarta se një copë dërrase në dorën tonë.” (Dr. Di Nua)

Postime të ngashme