Çfarë është koha e imsakut?

“Koha e imsakut” që shkruhet në kalendarë tregon kohën e ndalimit të ngrënies dhe pirjes për atë që dëshiron të agjërojë. Ajo tregon kohën e fillimit të agjërimit të asaj dite dhe gjithashtu tregon fillimin e kohës për faljen e namazit të sabahut. Kur fillon kjo periudhë kohore, mund të falet edhe namazi i sabahut.

Mund të themi se koha e fillimit të faljes së namazit të sabahut fillon me kohën e imsakut dhe përfundon me lindjen e diellit. Sipas Hanefijve është më e pëlqyeshme që ta vonosh faljen e namazit të sabahut derisa të fillojë paksa zbardhja e agimit, ndërsa sipas Shafijve është më e pëlqyeshme ta falësh atë herët, kur është ende errësirë.

Nëse dielli lind ndërkohë që dikush është ende duke falur namazin e sabahut, pra s’e ka përfunduar atë, namazi i tij është pavlefshëm sipas Hanefijve. Ai duhet ta falë edhe një herë atë pasi të përfundojë koha e kerahetit.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: