Çfarë duhet të bëjmë kur thirret ezani?

Pejgamberi a.s. në hadithin e regjistruar te Imam Buhariu, me transmetim nga Ebu Seid El-Huderiu, ka thënë: “Kur ta dëgjoni thirrjen (për namaz), thuani ashtu si thotë myezini.Duke u mbështetur në këtë hadith, dijetarët janë të mendimit se, heshtja gjatë këndimit të ezanit ka dispozitën e vaxhibit, që nënkupton se nuk guxon të flitet asnjë fjalë tjetër, përveç përsëritjeve të fjalëve të myezinit. Pra, është e preferuar që kur të fillojë këndimi i ezanit të ndërpritet edhe leximi i Kur’anit, nëse është duke u lexuar, dhe në të njëjtën mënyrë veprohet edhe me format e tjera të dhikrit. Kjo dispozitë shkoqitet me faktin se ezani është ibadet (adhurim) me kohë të caktuar, andaj nëse nuk përfillet në kohën e vet, ajo humbet nga vlera e saj, kurse leximi i Kur’anit është adhurim i cili nuk ka kohë të caktuar dhe sevapi i tij mund të arrihet në çdo kohë.

Përderisa dispozita e dëgjimit të ezanit është vaxhib dhe prefe-rohet ndërprerja e leximit të Kur’anit, s’ka dilemë se punët tjera siç janë muhabeti dhe fjalët e kota, apo edhe përshëndetja mes vete, patjetër duhet ndërprerë gjatë thirrjes së ezanit. Andaj, në kohën kur është duke u thirrur ezani nuk jepet selam dhe as nuk ka përshëndetje, porse secili që e dëgjon ezanin detyrohet t’i përgjigjet thirrjes së myezinit.

Për dëgjuesin, i cili dëgjon ezanin, kërkohet që t’i përgjigjet fjalës së myezinit, duke i përsëritur të njëjtat fjalë që i shqipton myezini, me përjashtim në thënien e myezint “Haj-jeales-salah” dëgjuesi thotë:

لاَ حَوْلَ وَ لاَ قُوَّةَ إِلاَّ بِالَّلهِ الْعَلِيّ العَظِيم

(La havle ve la ku-vete il-la bil-lahil alij-jil adhim), kurse kur dëgjon fjalën “Haj-jalel felah” dëgjuesi thotë:

مَا شَاءَ اللَّهُ كَانَ وَ مَا لَم يَشَأ لَمْ يَكُنْ

(Ma shaAllahu kane ve ma lem jeshe lem jekun), e po ashtu kur dëgjon fjalën: “Es-salatu hajrun mine-neumnë ezanin e sabahut dëgjuesi thotë:

صَدَّقْتَ وَ بَرَّرْتَ وَ بِالحَقِّ نَطَقْتَ

(Sad-dakte ve bererte ve bil hak-ki natakte)

Pasi të kryhet ezani, është mustehab që dëgjuesi të bjerë në salavate mbi Pejgamberin a.s. Pas ezanit mund të thuhet kjo lutje:

اللَّهُمَّ رَبَّ هَذِهِ الدَّعْوَةِ التَّامَّةِ وَالصَّلاَةِ القَائِمَةِ آتِ محمدًا الوَسِيلَةَ وَ الفَضِيلَةَ وَ ابْعَثْهُ مَقَامًا مَحْمُوداً الَّذيِ وَعَدْتَهُ إِنَّكَ لاَ تُخْلِفُ المِيعَادُ

Allahumme rabbe hadhihi ed-da’vetit-tammeh ves-salatil kaimeh, ati Muhammedenil vesilete vel fadilete veb’athhu meka-men mahmudennil-ledhi veadtehu inneke la tuhliful miad.

O Zoti im, Zotërues i kësaj thirrje të lartë si dhe i këtij namazi që duam ta falim, të lutemi Ty, që Muhamedit t’i dhurosh virtyte dhe nderime të larta dhe bëje që në botën tjetër, të jetojë në atë gradë që Ti i ke premtuar. Vërtet Ti, nuk i ndërron premtimet.

Nëse në një vend thirren shumë ezane, përgjigjet vetëm për ezanin e parë e jo edhe për të tjerët.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: