Çfarë duhet kërkuar gjatë një lutjeje dhe çfarë jo?
“Etika e duasë”
Muadh bin Xhebeli r.a tregon: “Një person lutej kështu: “O Zot, unë dua prej Teje që të më japësh durim.” I Dërguari i Allahut i shkoi pranë dhe i tha:
– “Sapo i kërkove Allahut të të sjellë vështirësi dhe fatkeqësi. Ti kërkoji Atij shëndet e që të jesh mirë!”
Por edhe një ditë tjetër, i Dërguari i Allahut s.a.s gjeti një njeri, i cili po lutej e gjatë lutjes thoshte: – “O Zot! Të lutem, më jep mua gjithë të mirat!”, – ndaj ai i tha:
– “O i biri i Ademit! A e di ti se ç’janë të gjitha të mirat?” Ai burrë i tha:
– “O Resulullah! Qëllimi im me mirësitë ishte të kërkoja prej Tij mbarësi materiale dhe shpirtërore.” I Dërguari i Allahut s.a.s tha:
– “Edhe hyrja në Xhenet, apo shpëtimi nga dënimi i Xhehenemit janë secila një mirësi shumë e madhe.”
Krenaria e Gjithësisë, Profeti ynë gjeti dikë që po i përgjërohej Allahut duke i thënë: “O Zot i Madhërishëm, o Zoti im që shumë të madhe e ke bujarinë!”, – dhe i tha atij:
– “Vazhdo të kërkosh, sepse Allahu do të ta pranojë lutjen.”[1]
Beshir bin Hasasija tregon: “I Dërguari i Allahut s.a.s tha:
– “Unë lëvdoj Allahun që të mori ty nga Rabiatul-Kash’am dhe të solli para të Dërguarit të Allahut dhe të nderoi duke të bërë mysliman.” Dhe unë i thashë:
– “O Resulallah, lutju Allahut të ma marrë mua shpirtin përpara sesa të ta marrë ty!”, – por i Dërguari i Allahut s.a.s ia ktheu:
– “Unë nuk e bëj për askënd atë lutje.”[2]
[1] Ibn Ebi Shejbe, Musan ‘nef, 6/46 (29356)
[2] El-Hindi, Kenzul-Ummal, 13/282 (36868).