Ç’është dyshimi dhe a është aq i frikshëm sa ç’e bëjnë disa?

Dyshimi është një sëmundje e frikshme që e bren njeriun tinëzisht fshehtas duke e çuar dalëngadalë në vdekje. Sapo që njeriu, me besimin, mendimin dhe përfytyrimin e tij ta lëshojë veten në duart e kësaj sëmundjeje, do të thotë se është paralizuar me të gjitha funksionet jetësore, me të gjitha aftësitë shpirtërore!

Dyshimin dhe skepticizmin si teori të lindur nga dyshimi, mund t’i ndajmë në dy lloje:

1. Skepticizmi i përvetësuar në mënyrë të vullnetshme.

2. Skepticizmi i lindur prej çekuilibrit në njohjen e brendshme dhe në vëzhgimin e jashtëm; prej devijimit në qëllim e në vështrim; prej mungesës së aftësisë sintetizuese.

Lloji i dytë i skepticizmit është një subjekt mbi të cilin kemi qëndruar pothuajse në çdo vend dhe, sipas meje, me mundësi mënjanimi. Kurse skepticizmi i llojit të parë është devijim karakteri, një marrëzi e një maraz. Për këtë lloj dyshuesish e skeptikësh Spinoza thoshte: “Detyra e skeptikut të vërtetë është të rrijë e të heshtë!” Eh, sikur ta kishin pasë dëgjuar këtë këshillë! Të paktën, nuk do t’u bënin dëm të tjerëve; dëmi i tyre do të kufizohej në vetveten e tyre!

Ç’është e vërteta, ka edhe një lloj tjetër dyshimi, i kushtëzuar, ky, me synime shkencore dhe i përkohshëm, për të cilin askush s’ka çfarë të thotë. Kurse dyshimi që ne këtu e quajtëm sëmundje, është, sikurse e ka shprehur edhe Dr. Pol Solie, “dyshimi, gjendja e të cilit duket si e pazgjidhshme dhe e pashpresë”. Një dyshim i tillë na e merr dhe na e mban vetëdijën nën ndikimin e vet në mënyrë të vazhdueshme. Pastaj gjithë gjendjen shpirtërore dhe gjithë veprimtarinë mendore na e çon në paralizë. Një shpirt njerëzor i ardhur në këtë gjendje, bëhet fokusi ku mblidhen një mijë e një lëkundje e i përngjet rrugëve të kryqëzuara me njëra-tjetrën e të ngatërruara pa dalje.

Për një njeri që s’ka mundur t’i kapërcejë dyshimet e veta e t’i bëjë të dëgjojnë një fjalë, impotenca trupore, deviacionet dhe turbullitë mendore e moralo-etike janë dukuri të pashmangshme.

Dyshimi prodhon ngurtësi në qëndrimet e njeriut, shqetësim në shpirt dhe mungesë suksesi në punë. Për rrjedhojë, dyshuesit, skeptikët, shfaqin vazhdimisht dëshirë për t’iu shmangur punëve fizike si dhe urrejtje për gjërat që sjellin lodhje. Sado pretenduese të ishin diagnozat që do t’u vinin psikiatrët këtyre tipave të lodhur pa bërë asnjë punë, nuk do të mundeshin të mohonin tek ta një insuficiencë (pamjaftueshmëri) të brendshme.

Sa për ndikimin e dyshimit mbi mendjen, ata që janë pushtuar nga ky maraz, nuk janë në gjendje të tregojnë veprimtari mendore serioze e të vazhdueshme. Një njeri, mendja e të cilit është tronditur për një kohë pak a shumë të gjatë nga dallgët e dyshimit, e ka mjaft të vështirë të mendojë në mënyrë të shëndoshë.

Aspektet më të dukshme të të tillëve janë dobësimi i vëmendjes, humbja e aftësisë vepruese të mendjes dhe atrofizimi i kujtesës. Më në fund, për këta tipa çdo gjë hyn, hap pas hapi, në një trajtë të pamundshme dhe para vetes u ngulen maja të pakapërcyeshme prej “gjërash që s’bëhen”. Para tyre mbetet vetëm një portë e hapur dhe vetëm një rrugë ku mund të ecet: kritika për të tjerët. Duke kritikuar të tjerët jetojnë ata dhe me këtë gjë e vazhdojnë ekzistencën e vet.

Përveç këtyre, bëhet fjalë edhe për mbajtjen nën ndikim, nën presion, të moralit dhe etikës nga ana e dyshimit. Dhe, për mua, kjo është më e rrezikshmja. Përfundimet që nxjerrin në shesh në mendjet e njerëzve dyshues tronditjet dhe dallgëzimet e kundërta nën veprimin e të cilave mbeten kërkesat dhe dëshirat, prirjet dhe pasionet, përgjithësisht gjërat q

Postime të ngashme

%d bloggers like this: