Butësia dhe urtësia janë pasuri
Kush posedon butësinë dhe urtësinë, ngado që të shkelë lëshon bukuri, e kujt i janë hequr këto dy veti kudo që të gjendet rri i vetmuar, nga kryelartësia dhe zemërimi s’i afrohet asnjeri. Butësia në fjalë e dialog, buzëqeshja e dlirë mbi fytyra, përdorimi i fjalëve të ëmbla e të mira janë si stolitw. Kjo, gjithashtu, është një
ndër cilësitë e besimtarit, si bleta e cila ushqehet me ushqim të mirë dhe prodhon të mirën, e kur ulet mbi lule nuk e dëmton atë sepse Allahu ia jep butësisë atë që s’ia jep dhunës.
“Të keqen ktheje në mënyrën më të mirë, se atëherë ai, me të cilin kishit njëfarë armiqësie, do të bëhet mik i afërt”. (Kur’an 4 1:34).
Të lartëpërmendurit e shuajnë zemërimin ndaj të tjerëve përmes emocioneve të tyre të pastra ku me plot ngrohtësi depërton butësia, dhe bëhen falës të sinqertë ndaj atyre që u bëjnë padrejtësi, shumë shpejt i harrojnë të këqijat dhe mbajnë mend të mirat. Nëse mbi ta hidhen fjalë fyese e sharje, apo tallje me personalitetet e tyre,
mbyllin veshët e nuk dëgjojnë, e këto thënie humbasin sikur të mos kishin ekzistuar. Të tillët janë në rehati të vërtetë, por edhe njerëzit rreth tyre janë po ashtu nw rehati. Besimtarët gjejnë paqe e siguri tek ata.
“Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës së të cilit janë të sigurtë muslimanët e tjerë, dhe besimtar është ai prej të cilit njerëzit janë të sigurtë në gjaqet dhe pasuritë e tyre”. (hadith). “Vërtet, Allahu më ka urdhëruar që të mos i shkëpus lidhjet me ata që më bojkotojnë dhe t’ia fal atij që më ka bërë padrejtësi e ti jap atij që nuk më jep.”(hadith). “Edhe që e frenojnë mllefin, që ua falin (të keqen) njerëzve”. ( Kur’an 3:134).
© URTËSI.AL