Bukuria e etikës së Profetit (a.s)

Ummu Mabed El-Huzai, duke ia përshkruar burrit të vet Profetin (a.s), kur kishte kaluar pranë çadrës së saj gjatë hixhretit, thotë: “Pastërti e pashoqe; me fytyrë bujare, të ndritshme dhe të çiltër; me sjellje të mirë. Nuk ka trup të madh e as kokë të madhe. Është i bukur dhe tërheqës; me sy të zinj; me shikim të thellë të rrethuar me qepalla të dendura dhe të gjata; me vetulla të zeza, as të holla, as të trasha; me flokë shumë të zinj. Kur bie në heshtje e shquan qëndrimi fisnik dhe maturia; e kur flet, e frymëzon shkëlqimi dhe eleganca. Njeriu më i bukur dhe më elegant prej së largu, por edhe më i bukur dhe më tërheqës prej së afërmi. Me logjikë të pastër (të kulluar) dhe rezonim të këndshëm. Dhuntia e të folurit si varg margaritarësh. I matur. Modest. As trupshkurtër, që të mos vërehet, as trupgjatë që të bjerë shumë në sy. Më i pashmi mes tre vetëve. I fuqishëm. Ka shokë të përzemërt dhe modestë. Kur flet, e dëgjojnë; kur urdhëron, garojnë për të kryer urdhrin. I shërbejnë, e nderojnë dhe janë besnikë. I dashur dhe gjithnjë i mbrojtur. Nuk është i ngrysur dhe as i vrenjtur. I shoqërueshëm; me sjellje të bukur. I kujdesshëm ndaj bashkëbiseduesit.”

Postime të ngashme

%d bloggers like this: