Besimi në Librat Hyjnorë

Nga Ali Zaimi 

Besimin në të gjithë librat hyjnorë të dërguar nga Allahu mëpërmjet profetëve, Feja Islame e konsideron si një prej shtyllave besimore  dhe kusht për tu quajtur mysliman. Allahu i shpalli lbrat e shenjtë (kitab) si një mjet udhëzimi për njerëzit. Në terminologjinë fetare “libra hyjnorë” quhet tërësia e fjalëve që Allahu ua ka komunikuar Profetëve për të bërë të ditur se ckërkon prej robëve të vet dhe për tu treguar atyre rrugë në këtë drejtim, si dhe forma e shkruar e fjalëve të Allahut.

Në librat e shenjtë përmbahen urdhrat dhe ndalimet e Zotit. Urdhrat dhe ndalimet e Tij njerëzit i mësojnë nga librat e shenjtë dhe i zbatojnë. Gjatë gjithë historisë, Allahu i Lartë ka dërguar shumë libra, disa të mëdhenj e, disa, të vegjël. Njerëzit i kanë lexuar këta libra, kanë zbatuar urdhrat e Zotit dhe janë përpjekur të fitojnë kënaqësinë e Tij. .

Kohë pas kohe, për shkaqe të ndryshme, librat e shenjtë në duar të njerëzve ose janë harruar, ose u janë nënshtruar ndryshimeve. Ja pra, në situata të tilla, Allahu i Lartë ka dërguar një libër tjetër të ri, duke vazhduar kështu, t’u mësojë njerëzve kujt t’i besojnë dhe si të sillen. Në librat e shenjtë përmbahen urdhrat, ndalimet dhe këshillat që Allahu na ka përcjellë neve. Njerëzit që i zbatojnë ato, bëhen të lumtur edhe në këtë jetë, edhe në jetën tjetër!

Përse Allahu ka dërguar libra

Allahu kërkon që të na e bëjë të ditur veten nëpërmjet librit të gjithësisë të shkruara nëpërmjet penës së fuqisë apsolute. Dhe si favor për paaftësinë tonë për ta gjetur Atë, nëpërmjet këtij libri, Ai na flet personalisht me anë të Fjalës që janë pikërisht librat hyjnorë dërguar përfaqësuesve dhe mësuesve më të shkëlqyer të sojit njerëzor, profetëve. Duhet theksuar që ky është një favor i Allahut për ne që të gjejmë të vërtetën dhe jonjë detyrim që ka Allahu. Duke u orjentuar te librat e shenjtë njerëzit i japin kuptim jetës dhe arrijnë lumturinë në këtë botë dhe në tjetrën e amshuar.

Katër librat e mëdhenj

Besimi në Shkrimet e Shenjta kërkon prej myslimanit pranimin e vërtetësisë së secilit prej Shkrimeve të Shenjta, që përmenden në Kuran dhe në Sunet. Disa prej librave janë të vegjël, vetëm disa fletëë, Shitit 50 fletë, si Ademit a,s 10 fletë, Idrizit a.s 30 fletë dhe Ibrahimit a.s 10 fletë. Ndërkaq, katër profetëve të veçantë u ka dërguar katër libra të mëdhenj.

  1. Teurati Musait a.s (Tora e Moisiut).
  2. Zeburi Davudit a.s (Psallmet e Davidit).
  3. Inxhili Isait a.s (Bibla e Jezusit).
  4. Kurani iu zbrit Muhamedit a.s.

Myslimanët i pranojnë të gjithë librat e shenjtë. Ata e dinë se ata janë dërguar nga ana e Allahut. Ndërkaq, besojnë se prej tyre, vetëm Kur’ani ka ardhur gjer në ditët tona pa pësuar asnjë ndryshim.

Me këtë besim, myslimanët përpiqen të zbatojnë urdhrat e Allahut që përmbahen në Kur’an. Por myslimanët nuk i quajnë Shpallje të Zotit që të gjitha tekstet që janë të përfshira në Shkrimet e Shenjta të hebrenjve, të cilat të krishterët i quajnë Dhiata e Vjetër, apo Biblën e përfshirë në katër librat e Dhiatës së Re. Sipas Kuranit, Teurati i është zbritur dikur Profetit Musa (Moisiut) në hebraishten e vjetër në pamjen e Torës, ndërsa Ungjilli fillimisht ka qenë një e i pandarë, dhe ka përfaqësuar Fjalën e Allahut, ka përmbajtur njoftime të mira dhe disa predikime fetare. Kurani e pohoi të vërtetën e Shkrimeve të Shenjta paraardhëse, dhe me zbritjen e këtij Allahu i përmbylli porositë e Tij të fundit drejtuar njerëzve, me këtë ai i hoqi (i anuloi) të gjitha zbritjet e mëparshme.

Gjithsesi në Islam nuk është bërë zakon të përqendrohet vëmendja në dallimin që ekziston ndërmjet Kuranit dhe Shkrimeve të Shenjta të hebrenjve e të krishterëve. Myslimanët besojnë se tezat më kryesore të predikimit të besimit prej të gjithë Profetëve të Zotit janë të njëjta: “O ithtarë të librit (të Shkrimeve të Shenjta)! Juve ju erdhi i dërguari Jonë që ju sqaron shumë nga ajo që fshihnit prej librit, e për shumë nuk ju jep sqarime” (sure 5 El Maide, ajeti 15). Kjo do të thotë se Profeti ua bëri të qarta njerëzve Shkrimet e Shenjta, ua qartësoi ato, që ata i interpretonin jo si duhej, por la në heshtje shumë nga ato, që ishte e shtrembëruar në Shkrimet e Shenjta, sepse nuk kishte asnjë kuptim të merrej me sqarimin e tyre.

Myslimanët i respektojnë ndjenjat fetare të “Ithtarëve të Librit” dhe nuk i vënë si qëllim vetes që t’u japin interpretimet e tyre Librave të Shenjtë të Biblës.

 

©URTESI.AL

Postime të ngashme

%d bloggers like this: