Besim dhe shpresë

Kur Muadh ibn Xhebelit (r.a) iu afrua vdekja u tha njerëzve të afërm: Shihni a ka zbardhur mëngjesi, ata i thanë: Akoma nuk ka zbardhur. Më vonë erdhën dhe i thanë: Tani zbardhi mëngjesi. Pas këtyre fjalëve ai tha: Allahu më ruajttë nga nata, mëngjesi i së cilës të shpie në zjarr. Mirë se vjen vdekje, mirë se vjen vizitor që ke munguar dhe që vjen në kohë të vështira.

O Zoti im! Më parë të jam frikësuar ndërsa sot jam plot shpresë tek Ti. O Zoti im! Ti e di se nuk e kam dashur këtë botë dhe qëndrimin e gjatë në të për lumenjtë e rrjedhshëm apo për të mbjellë në të. Përkundrazi, e kam dashur për tharjen e fytit (agjërimin në ditë të nxehta) dhe qëndrimin e gjatë në namazin e natës si dhe për të rendur pas dijetarëve në kuvendet e diturisë.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: