Amaneti, gjithësecili është përgjegjës

Amaneti, gjithësecili është përgjegjës

“Allahu ju urdhëron që amanetet t’jua ktheni atyre që u përkasin…” (Nisa, 4/58)

Të gjithë dijetarët e tefsirit janë të mendimit që ky ajet përmbledh shumë prej principeve të sheriatit. Ai i drejtohet udhëheqësve dhe të udhëhequrve, të gjithë atyre që janë përgjegjës përpara Zotit, pa përjashtim.

Sipas kësaj, mbështetja e udhëheqësve për të nxjerrë në pah një padrejtësi, që i është bërë një të shtypuri, është amanet. Për ta është amanet edhe mbrojtja e pasurisë së njerëzve, me në krye jetimët.

Dijetarët duhet t’i shpjegojnë njerëzve dispozitat e fesë dhe ky është një amanet, që është lënë nën ruajtjen e tyre.

Prindërit duhet që me kujdes t’i japin fëmijëve edukatën e duhur, sepse ata janë një amanet, që i është besuar atyre. Profeti (a.s) thotë: “Të gjithë jeni barinj dhe gjithësecili është përgjegjës për tufën e tij.”

Amanet është edhe borxhi i marrë prej dikujt dhe ai duhet kthyer mbrapsh në mënyrë kategorike. Sipas transmetimit të Ebu Selemes, pranë Profetit (a.s) erdhi një xhenaze dhe njerëzit ishin gati për t’ia falur namazin. I Dërguari i Allahut (a.s) pyeti: “A ka ndonjë borxh pa shlyer?”

Jo! – u përgjigjen njerëzit. Më pas vazhdoi t’ia falte xhenazen atij njeriu.

Postime të ngashme

%d bloggers like this: